LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Delegacioni i BE në Shqipëri reagon për vdekjen e ish-Ambasadorit

26 Janar 2019, 21:32, Aktualitet CNA
Delegacioni i BE në Shqipëri reagon për vdekjen e ish-Ambasadorit

Ditën e sotme u nda nga jeta ish-Ambasadori i BE në Tiranë Helmut Lohan. Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e ka dhënë i pari ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Menjëherë pas lajmit të hidhur për humbjen e tij ka reaguar Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri i cili me anë të një postim në rrjetet sociale kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen.
“Delegacioni i BE-së është thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur nga ndarja nga jeta e ish-ambasadorit Helmut Lohan. Ne kemi humbur një koleg, mik dhe një avokat të përkushtuar për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Mendimet tona dhe keqardhje e thellë për familjen e tij”,-shkruan Delegacioni i BE në Shqipëri./CNA.al

Lajmet e fundit nga