LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë/ Dashamir Shehi paralajmëron revolta të dhunshme  

26 Janar 2019, 07:49, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë/ Dashamir Shehi paralajmëron revolta të

Opozita ka paralajmëruar se do të mbajë protestë madhështore në datën 16 shkurt. Kreu i LZHK Dashamir Shehi tha se kjo protestë ka për qëllim rrëzimin e kryeministrit, duke shtuar se sa më shumë të jenë aq më e lehtë do jetë realizimi i këtij objektivi. Ai tha se vendi duhet të ketë zgjedhje të lira e të ndershme dhe se qeveria duhet të pastrojë grupet kriminale në vend.-raporton gazeta Sot.

Shehi gjithashtu përmendi se protesta mund edhe të jetë e dhunshme si në Venezuelë, duke shtuar se me këto rregulla që janë për momentin, qytetarët dhe opozita janë humbësit më të mëdhenj.

?Kjo protestë ka një objektiv të qartë që është rrëzimi i kryeministrit, çdo gjë varet nga numri i njerëzve që do ta mbështesin. Sa më shumë persona të jenë në shesh aq më i qetë do të jetë largimi i këtij personi që ia ka sjellë në majë të hundës shqiptarëve. Do të ketë më tej një qeveri transitore, që do të marrë përsipër disa detyra të rëndësishme. Kjo qeveri duhet të garantojë që vendi të shkojë në zgjedhje të lira, duhet një qeveri që të arrijë të pastrojë bandat, që zgjedhjet të mos bëhen me armë te koka, dhe as me para që iu jepen qytetarëve. Me këto rregulla loje që janë për momentin humbësit më të mëdhenj janë qytetarët, dhe vetë opozita. Të mos jetë nevoja e revoltave të dhunshme siç po ndodh në rastin e Maduros në Venezuelë?, tha Shehi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga