LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bushati kandidat për kryebashkiak?/ Ja si përgjigjet ish-ministri

26 Janar 2019, 10:46, Aktualitet CNA
Bushati kandidat për kryebashkiak?/ Ja si përgjigjet ish-ministri

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka reaguar pas zërave se ai mund të jetë kandidati i PS për drejtimin e Bashkisë së Shkodrës.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste në Shkodër, Ditmir Bushati duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje më zgjedhjet lokale, se a do të jetë emri i tij një kandidaturë e mundshme për kreun e Bashkisë së Shkodrës, ai u shpreh: ?nuk kam asnjë ambicie lokale?.

Ndër të tjera Bushati shtoi: ?Jemi në proces konsultimi për të përzgjedhur kandidatin?.
Sipas tij, PS po bën sondazhe me opinionin publik për të zgjedhur një kandidat fitues por dhe një grup këshilltarësh të mirë për bashkinë e cila momentalisht drejtohet nga Voltana Ademi dhe që vjen nga radhët e Partisë Demokratike.

Lajmet e fundit nga