LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bënë kërdinë në Kavajë/ Arrestohen katër “skifterët”

26 Janar 2019, 09:07, Aktualitet CNA
Bënë kërdinë në Kavajë/ Arrestohen katër

Në kuadër të një operacioni të koduar  ?Perimetri”,  policia ka zbardhur 13 vjedhje banesash të ndodhura më parë në qytetin e Kavajës dhe fshatrave përreth.

Në kuadër të këtij operacioni, janë ndaluar katër shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje banesash në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Burimet nga policia bëjnë të ditur, se të ndaluarit janë  shtetasit: G. I., 25 vjeç, S. K., 27 vjeç, Q. P., 43 vjeç, V. L., 19 vjeç.

Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë të 13 vjedhje banesash të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale ?Vjedhje e kryer në bashkëpunim? dhe ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287 të Kodit Penal.

Lajmet e fundit nga