LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yjet e mediave sociale që tani e tutje duhet të deklarojnë nëse postimet e tyre kanë qëllime reklamimi

25 Janar 2019, 20:30, Aktualitet CNA
Yjet e mediave sociale që tani e tutje duhet të deklarojnë

16 yje të mediave sociale, ku përfshihen këngëtaret Elie Goulding, Rita Ora, modelja Rosie Huntington-Whiteley dhe Alexa Chung apo influencerja Zoella, kanë nënshkruar një marrveshje sipas së cilës i duhet të ndryshojnë mënyrën se si postojnë në rrjetet sociale.

Atyre do ti duhet që të përcaktojnë, pra ta shkruajnë në çdo postim, nëse janë paguar apo kanë marrë dhurata nga ndonjë kompani apo produkt për të reklamuar diçka , kryesisht në Instagram, ose do ti duhet të përballen me pasoja ligjore. Kjo vjen pasi Autoriteti i Konkurencës dhe Tregëtisë Online ka ndërmarrë një investigim dhe i ka gjetur këto 16 figura publike me shkelje në postimet e tyre. Dënimi në të ardhmen, nëse nuk i përmbahen marrëveshjes mund të shkojë nga një gjobë e majme deri në 2 vite burg.

Influencerët që janë ndjekur nga ky autoritet janë:

Ndërkohë që Autoriteti i Standartit të Reklamave ka për detyrë të gjejë shkeljet e kompanive dhe të gjobisë rastet kur ato nuk i përmbahen ligjit, CMA-ja, pra autoriteti i lartëpërmendur, mund ta marrë masa ndaj njerëzve që reklamojnë. Kjo ndërhyrje është parë e nevojshme pasi këta persona kanë shumë ndjekës të cilët i ndjekin këshillat e tyre rregullisht dhe ata duhet ta dinë se kur ata janë paguar për të reklamuar diçka. Edhe pse Instagrami ka opsionin ?Paid Partnership?, e cila qartëson se kur një postim bëhet me qëllim reklamimi, kjo nuk mund të shërbejë si rregullator në të gjitha rastet. Kështu që tani e tutje mund ti shikoni këto postime të shoqëruara me ndonjë shënim të tipit: ?Kjo është reklamë?

Lajmet e fundit nga