LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ulja e kompesimit të TVSH-së/ Duka: Priten pasoja dramatike

25 Janar 2019, 17:50, Aktualitet CNA
Ulja e kompesimit të TVSH-së/ Duka: Priten pasoja dramatike

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka zhvilloi ditën e sotme një takim me grupet e ndryshme të interesit, ku u diskutua për ndryshimin TVSH-së së kompesimit nga 20% në 6% për produktet bujqësore.

Sipas Dukës, ky ndryshim rish konkurencën, ul eksportet dhe nxit informalitetin.

?Nisur nga shqetësimet e grupeve të ndryshme të interesit për çështjen e TVSH-së së produkteve bujqësore, sot zhvilluam një takim me grumbulluesit e fruta perimeve, eksportues, tregtarë me shumicë dhe agropërpunues të rretheve Berat, Fier dhe Lushnjë.
U ngritën shqetësimin për pasojat dramatike që do të sjellë ndryshimi i normës së kompensimit të prodhuesve bujqësor nga 20 në 6%, pasi ky ndryshim, sipas nesh:
a. Prish konkurrencën dhe falimenton tregtarët që zhvillojnë veprimtarinë e tyre brenda vendit. Do të falimentojë agropërpunuesit e produkteve bujqësore që blejnë tek fermerët nëpërmjet autofaturimit (përpunuesit e qumështit, mishit, perimeve, ullirit, drithërave etj.);
b. Ul konkurueshmërinë e produkteve vendase në raport me ato të rajonit, për pasojë ul eksportet dhe të ardhurat e fermerëve;
c. Nxit infromalitetin.
Pa humbur kohë, vendosëm të veprojmë për të gjetur një zgjidhje sa më efikase; sektorit që jep gati 20% të PBB-së dhe 38% të punësimit ka nevojë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e të gjithëve?,-shkruan Duka në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga