Connect with Us

Topalli plas “bombën”/ Katër persona vendosin sot për fatin e shqiptarëve

Aktualitet

Topalli plas “bombën”/ Katër persona vendosin sot për fatin e shqiptarëve

Publikuar

-

“Ishte si minë me sahat”/ Topalli i xjerr të palarat Bashës: Një dështak, manipulator si Enver Hoxha!

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, njëkohësisht Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është shprehur se janë vetëm katër persona që vendosin për shqiptarët.

E ftuar në studion e ABC News, Jozefina Topalli tha se katër persona të cilët vendosin sot për fatin e shqiptarëve janë Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Erjon Veliaj.

“Mjafton të themi që kemi katër vetë ata që kanë pushtetin dhe ata janë Rama, Meta, Basha dhe Veliaj. Forcat politike janë rrudhur por janë në shërbim të këtyre kryetarëve. Janë këta katër persona që merrin vendime në emër të shqiptarëve”.-tha Topalli.

Më tej ajo ka folur për ekipin e ri të PD dhe situatën në të cilën ndodhet kjo parti aktualisht.

“Në 25 vite në forcën tonë politike bëhej shumë kujdes që të kishte përfaqësim të gjeografisë dhe të besimeve fetare. Kryesia duhet të ketë përfaqësim. Nuk ka përfaqësim nga Korça, Vlora, Gjirokastra dhe Lezha. Unë njoh vetëm disa pesona që kanë dhënë kontribute por pjesën tejtër unë nuk e njoh. Unë kam keqardhje jo vetëm për forcën politike por për vendin tim. Vendi i cili është pa alternatvë pa shpresë. Varfëria po thellohet edhe më shumë dhe të pasurit po pasurohen edhe më shumë.

LEXO EDHE:  Basha tallet me demokratët/ Mbledh Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë për të mbrojtur karrigen

Në skenën politike shqiptare është krijuar një vakum i madh që nuk është krijuar asnjëherë. Këto vakume mund t’i zënë edhe forca që janë më të papërgjegjshe dhe situata mund të degradojë edhe më shumë. Unë do  them që protesta që ai ka thirr është një film i parë duke më kujton 2017. Unë nuk gënjej veten dhe duke mos gënjyer veten nuk gënjej as të tjerët”-u shpreh ndër të tjera Jozefina Topalli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

5 fëmijë të bllokuar në Siri/ 82-vjeçari jeton me shpresë: Nuk do i mbyll sytë pa i parë

Publikuar

-

Nga

Teksa kthimet e fëmijëve të bllokuar në kampin Al Hol në Siri vijojnë Dylber Shuli 82 vjeçari nga fshati Zagorçan i Pogradecit sërish nuk ka mundur të marrë lajmin e mirë se 5 mbesat e nipërit e tij po vinin.

Pas 8 vitesh pritje me shpresën se ata do kthehen tashmë ai është lodhur kjo nga mosha, sëmundjet por edhe pritja e gjatë.

Nga hera e fundit që ai ka folur për mediat është shumë herë më i lodhur dhe i zhgënjyer që ende nuk ka një lajm për kthimin e 5 fëmijëve të shtëpisë Shuli.

LEXO EDHE:  Hajdari paralajmëron Bashën dhe Kryemadhin/ Unë nuk jam në parlament për të mbështetur interesa familjare

Dylberi megjithatë teksa tregon në foto nipërit e tij ende ka shpresë, nuk do i mbyll sytë deri ditën që ti shoh ata në oborrin e shtëpisë thotë ai edhe pse këtë ditë e sheh të largët.

LEXO EDHE:  Gazetari zbulon arsyen/ Pse Rama refuzoi protestën e diasporës

Djali i Dylberit, Krenar Shuli ka ikur para 8 vitesh bashkë me bashkëshorten e tij dhe 4 fëmijë, sot në kamp janë 5 fëmijë pasi vajza e madhe lindi një djalë të vogël atje pasi e martuan në moshën 12 vjeçare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Krijimi i mediave të reja rrit keqinformimin

Publikuar

-

Nga

Keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes janë mjaft të pranishme në mediat e Kosovës. Kjo tendencë, sipas Bordit Ndërkombëtar të Kërkimit dhe Shkëmbimeve (IREX), është veçanërisht e pranishme në mediat në internet që prodhojnë lajme me një burim të vetëm.

Jeton Mehmeti, autor i raport të IREX-it, në pjesën ku flitet për Kosovën, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë, se përkundër rritjes së numrit të mediave në Kosovë, kualiteti i lajmeve është në rënie e sipër.

Ai thotë se në raport përmenden fakte se dezinformatat dhe gjuha e urrejtjes, janë mjaft prezentë në media, sidomos në vitet elektorale.

“Gjuha e urrejtjes në media është shpeshtuar. Një prej burimeve të mesazheve urrejtëse dhe dezinformatave janë edhe deputetët, të cilët duke u fshehur prapa imunitetit lëshojnë deklarata të paverifikuara gjatë diskutimeve parlamentare, e të cilat pastaj publikohen edhe nga disa media. Edhe sondazhet me qytetarët e Kosovës tregojnë se përhapja e dezinformatave, propagandës dhe gjuhës së urrejtjes, janë prej arsyeve kryesore që qytetarët nuk u besojë disa mediave”, thotë Mehmeti.

Faktorët të cilët nxisin urrejtjen kanë ardhur si pasojë e mungesës së burimeve të mjaftueshme, me ç’rast, sipas Mehmetit, një numër i madh i përmbajtjes që publikohet nga mediat ka mungesë të burimeve të shumëfishta të besueshme.

“Shumë raportime janë të bazuara në opinione apo deklarata të vetme të politikanëve apo individëve. Kjo praktikë ka bërë që shumë shkrime të kenë mungesë të kontekstit dhe elaborimit”, thotë Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, në raport e organizatës thuhet se mediat kosovare ofrojnë informacion cilësor për një shumëllojshmëri temash dhe se mediat kryesore prodhojnë informacion bazuar në fakte.

Në raportin e IREX-it thuhet mes tjerash se kualiteti i informimit dhe konsumi dhe ndërveprimi me informacionin kanë pranuar pikët më të ulëta, duke theksuar se mediat dhe sektorët e informimit nuk kanë arritur që të plotësojnë në tërësi standardet ndërkombëtare për kualitetin e informimit.

Aty thuhet se mediat online janë rritur shpejt, duke nxitur shumëllojshmëri në kanalet e informimit. Kjo rrjedhje e informacioneve, megjithatë, nuk do të thotë që qytetarët e Kosovës kanë aftësinë dhe veglat e duhura të edukimit medial. Panelistët e përpilimit të raportit kanë theksuar se këto mangësi i lënë konsumatorët të ndjeshëm ndaj lajmeve të rreme. Megjithatë, panelistët gjithashtu shprehën besimin se keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes janë mjaft prezentë në media.

Pikët më të ulëta nga 20 indikatorët iu dhanë indikatorit Barometri i Informimit të Pastër (VIBE) në burimet për prodhimin e përmbajtjes, duke lënë të kuptohet se mediat prodhojnë një sasi të madhe të lajmeve pa burime të mjaftueshme. Ky trend është veçanërisht prezent në mediat online, që po rriten në numër dhe që prodhojnë lajme një-burimore.

Krijimi i mediave të reja dhe nxitja e gjuhës së urrejtjes

Edhe Zekirja Shabani, njohës i mediave në Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se gjuha e urrejtjes dhe keqinformimi në Kosovë, çdo ditë e më shumë po rriten.

LEXO EDHE:  PS bashkëqeverisje me Bashën?/ Artan Fuga: Çfarë drame dhe komedie

“Krijimi i mediave të reja përveç anës pozitive që ka me rritjen e pluralizmit medial, po ndikon edhe në rritjen e pakënaqësive ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes. Mediat online, kryesisht ato që nuk kanë as adresë, as gazetar e as redaktor, po shfrytëzohen nga grupet e caktuara të interesit si mjete propagande në çështje politike apo lëmi të tjera”, thekson Shabani.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në çerdhe/ Deputetja jep alarmin: Veliaj nuk kursen as fëmijët

Drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës, Ardita Zejnullahu, thotë për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha gjetjet e raportit të IREX-it, sa i takon Kosovës, qëndrojnë.

Klimë e rënduar e të bërit gazetari në Kosovë

Ajo thotë se për dallim nga mediat audio-vizuale, ku gjuha e urrejtjes është më pak e pranishme, në mediat online, ajo është shumë prezent.

“Në mediat online kjo dukuri është shumë prezent, pasi ato vet janë subjekt i vetrregullimit, po mendoj nuk ka ndonjë mjet sanksionues për keqinformim ose dezinformim ose për gjuhën e urrejtjes”, shprehet Zejnullahu.

Shabani thotë se Kosova ka ligje të mjaftueshme të cilat do të mund ta rregullonin mirë funksionimin e mediave në përgjithësi.

“Ka nevojë për zbatimin e rregullativës ekzistuese ligjore e cila pastaj do t’i mbronte jo vetëm gazetarët e mediat prej tendencave politike ose grupeve të interesit, por edhe palët e tjera që janë cak i mediave. Zbatimi i regullativave ligjore do t’i mbronte edhe qytetarët nga propaganda, shantazhi, e sulmet e tjera nga grupet e interesit përmes të ashtuquajturave media”, thekson ai.

Mediat e pakonsoliduar rrisin agresivitetin

Nga ana tjetër, profesori universitar dhe sociologu, Fadil Maloku, konsideron se gjuha e urrejtjes në mediat e Kosovës pa përjashtim është e tepruar. Ai mendon se ajo që është duke ndodhur ka qëllimin e përfitimeve të audiencës dhe klikimeve, gjë që sipas tij, ndikon keq në opinionin e gjerë.

“Mediat e pakonsoliduar e rrisin dozën e agresivitet me qëllim që të tregojnë se janë diku. Por, ideja dhe qëllimi është protagonizmi. Janë parë këto debate agresive, pa shije, pa kompetencë, por ky është produkt i një lloj mercenarizmi mediatik, i cili është duke u angazhuar. Tash së voni, në zgjedhjet e përgjithshme, për herë të parë në tregun medial në Kosovë kanë hyrë analistët me pagesë për të agjituar, për të mbrojtur ide dhe koncepte nga më të ndryshmet”, thotë profesori Maloku.

Me qëllim të promovimit të një shoqërie tolerante, respektimit të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si dhe të lirisë së shprehjes dhe për parandalimin e gjuhës së shpifjes dhe fyerjes, Kosova ka të miratuar Ligjin kundër shpifjes dhe fyerjes.

Barometri i Informacionit Aktiv nga IREX-i është një studim vjetor që shqyrton mënyrën se si prodhohet, përhapet, konsumohet dhe përdoret informacioni. Organizata jofitimprurëse IREX, me financim të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është e specializuar për çështje të arsimimin dhe zhvillimin global./REL

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nuk respektuan orën policore/ Gjobiten 3 pronarë lokalesh në Durrës dhe 2 administratorë në Himarë

Publikuar

-

Nga

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false/ Policia kap në flagrancë shtetasen

Tre pronarë lokalesh në Durrës dhe dy administratorë në Himarë janë gjobitur pasi kanë shkëlur orën policore duke lejuar të vijojë aktiviteti pas mbylljes.

Masa administrative e marrë ndaj tyre është 1 milion lekë.

Në Durrës janë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, A. G., 30 vjeç, pronar i një subjekti në lagjen nr.1, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në çerdhe/ Deputetja jep alarmin: Veliaj nuk kursen as fëmijët

LEXO EDHE:  Hajdari paralajmëron Bashën dhe Kryemadhin/ Unë nuk jam në parlament për të mbështetur interesa familjare

Në vijim të kontrolleve, janë konstatuar edhe 2 subjekte të tjera në lagjen nr.1, Durrës, me pronarë shtetasit A. Xh. dhe E. P., të cilët u ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE