LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Topalli del me një forcë të re politike?/ Ja si përgjigjet ish-kryeparlamentarja

25 Janar 2019, 10:04, Aktualitet CNA
Topalli del me një forcë të re politike?/ Ja si përgjigjet

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është shprehur se nuk ka ndërmend të krijojë një forcë të re politike.

E ftuar në emsionin ?Mbrëmja Ide?, përballe gazetares Mirela Milori në ABC News, Topalli është shprehur se ?Korrupsioni i madhe dhe gjithë këto problematika sigurisht mund të krijojnë forcë anti-sistem. Ne nuk kemi luksin për të shpartalluar atë që ka mbet. Por a jemi të zotët ne që të ruajmë atë që ka mbetur. Dhe kjo nuk është shumë e zorshme, por është shumë e thjeshtë. Ata që janë në krye të mos e shikojnë karrigen vetëm për të pasur veten. Në këtë vend nuk ke asnjë që flet për ligjin. Ky është turp i tyre?.

Jozefina Topalli ka komentuar edhe përplasjen e fundit mes Ramës dhe Metës për emrin e propozuar nga Kryeminsitri për postin e ministrit të Jashtëm, të cilën e silësoi s një lojë jo serioze dhe jo dinjitoze.

?Një cic-mic jo seroz dhe jo dinjitoz. Kushtetuta nuk është bërë për t?u shkel nga askush. Meta ka pikëpyetjet e veta në kushtetueshmëri. Kush janë këta që guxojnë të shkelin ligjin dhe Kushtetutën? Këtu përfitohet ngaqë Europa ka problemet e saj dhe nuk e ka vëmendjen?. ?tha ndër të tjera Jozefina Topalli./CNA.al

Lajmet e fundit nga