LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tarifat dentare/ PD reagon ashpër

25 Janar 2019, 11:33, Aktualitet CNA
Tarifat dentare/ PD reagon ashpër

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve të tarifave për shërbimet dentare.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu e ka cilësuar si shfaqje teatrale drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë në gjykatë për këtë çështje.

?Teatralitet grotesk i Ministrise se Shendetesise ne lidhje me rritjen e cmimeve te procedurave stomatologjike. I qenkan drejtuar edhe gjykates!!! Thjesht ky eshte nje show cinik e talles ndaj qytetareve e sherbimit. Qeveria, Ministra e Shendetesise, Fondi, qe kane qene prej kohesh ne dijeni te ketij problemi, duhet te suvencionojne per te mbuluar procedurat baze stomatologjike, si pjese perberese e kujdesit shendetesor.?-thotë ai.

Demokrati pyet Ministrinë e Shëndetësisë nëse është studiuar ndonjëherë se në çfarë gjendje skandaloze është aparati i gojës së qytetarëve shqiptarë.

?Kjo eshte zgjidhja shendetesore e sociale, qe siguron nivel cilesor sherbimi, masivitet te popullesise per mjekim, parandalim patologjish e parametra te pranueshem shendetesor. Kam nje pyetje per Ministrine tone, a e keni pare apo studjuar ndonjehere si eshte gjendja e aparatit te gojes se shumices dermuese te qytetareve shqiptare?!

Karastrofe me premisa komplikacionesh serioze! Pra sot mos beni te pa diturin e cuditurin, se edhe po te jete keshtu, aq me keq per efikasitetin e punes suaj. Pranoni te verteten e deshtimin tuaj ne te gjithe sistemin shendetesor!?-shprehet Tritan Shehu në shkrimin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga