LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Taksa ndaj Serbisë/ SHBA ultimatum Kosovës

25 Janar 2019, 18:45, Aktualitet CNA
Taksa ndaj Serbisë/ SHBA ultimatum Kosovës

Ambasada Amerikanë në Prishtinë i  ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të pezullojnë menjëherë taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjes.

Me anë të një deklarate të bërë, Ambasada e SHBA-së, i bën thirrje Kosovës dhe aktorëve të tjerë rajonalë që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit të paqes dhe stabilitetit rajonal si dhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejtë integrimit europian.

?Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnia është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur  procesin e Dialogut. Presim edhe nga palët e tjera të ndërmarrin masat e tyre konstruktive,?- ka shtuar ambasada e SHBA-së.

Ndët të tjera Ambasada Amerikanë në Prishtinë ka shtuar se veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat shkojnë kundër interesave të SHBA-ve.

?Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale,?- është shprehur Ambasada amerikane duke e mbyllur edhe deklaratën e saj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga