LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e studentëve/ Patozi: Sinjal i keq për opozitën, grusht për Edi Ramën

25 Janar 2019, 21:04, Aktualitet CNA
Protesta e studentëve/ Patozi: Sinjal i keq për opozitën, grusht

Astrit Patozi, ish nënkryetar i Partisë Demokratike i ftuar në emisionin ?Provokacija? në TV ?ABC News?, ndër të tjera ka folur edhe për protestën e studentëve.

Sipas tij kjo protestë ishte një sinjal i keq për opozitën dhe një grusht hundëve ndaj Edi Ramës sepse i rrëzoi treçerekun e qeverisë.

?Ky është sinjali i keq e para për opozitën. Për qeverinë ku Edi Rama thotë se ishte shuplakë, unë do të thoja grusht hundëve ishte sepse rrëzoi treçerekun e qeverisë në njëfarë mënyre. Studentët janë sipas meje prerja më e mirë e stadit e situatës në të cilën ndodhet qeveria shqiptare. Revolta ekziston dhe ajo është edhe me qeverinë edhe me opozitën. Kjo është një revoltë e dobishme sesa të ishte kundër njërës,?- është shprehur Astrit Patozi./CNA.al

Lajmet e fundit nga