LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këto mite të gabuara mbi shtatzëninë i besojmë të gjithë

25 Janar 2019, 22:00, Aktualitet CNA
Këto mite të gabuara mbi shtatzëninë i besojmë të

 Lindja me operacion ështe më e thjeshtë

Në fakt shumë pak gra vendosin që të lindin me operacion,nëse mund të bëjnë lindje natyrale. Lindja me operacion këshillohet vetëm nëse keni probleme të shëndetit të cilat mund të sjellin dëmtimin e nënës,ose të fëmijës.Për më tepër lindja me operacion kërkon kohë më të madhe shërimi se sa lindja natyrale.

Pak alkool nuk i bën keq fëmijës

Bëhet fjalë për një ?thashethem?që mund të shkaktojë pasoja shumë të rënda mbi fetusin.Nuk ka rëndësi se sa alkool konsumon një grua shtatzënë, pasojat mund të jenë gati të pariparueshme për fëmijën në nivel fizik dhe mendor.

 Të ndenjurat e gjera e  bëjnë lindjen më të lehtë

Kohë më parë, të ndenjurat  e gjera konsideroheshin si një element bukurie, ndërsa gratë që kishin të ndjenjurat e mëdha konsideroheshin me fat, pasi mendohej se do ta kishin lindjen më të lehtë. Në fakt nuk ka rëndësi se sa të gjera mund të jenë të ndjenurat, ajo që përcakton lehtësinë e lindjes natyrale është hapja vaginale.

Të vjellat gjatë shtatzënisë ndodhin vetëm në mëngjes

Një nga shenjat më të zakonshme të shtatzënisë janë edhe të vjellat. Rreth 80 përqind e grave, kanë të vjella dhe kjo nuk ndodh vetëm në mëngjes. Për më tepër nuk është e vërtetë që ndodh vetëm tre muajt e parë, mund të zgjasë deri në përfundim të shtatzënisë./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga