LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foli për bashkëshortin, por padashur zbulon sekretin: Brixhilda Kokëdhima konfirmon ndarjen e Besës

25 Janar 2019, 11:25, Lifestyle CNA
Foli për bashkëshortin, por padashur zbulon sekretin: Brixhilda

E ftuar dje në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan, Brixhida Kokëdhima rrëfeu se të jesh biznesmene dhe nënë e tre vajzave nuk është aspak e lehtë.

?Nëse je një grua e zakonshme, 2 apo edhe 3 fëmijë mund t?i ndjekësh normalisht, por nëse je një grua biznesi është një lodhje e jashtëzakonshme, sepse më duhet ta ndaj kohën mes bashkëshortit, fëmijëve dhe punës?, u shpreh ajo.

Por dashur pa dashur, Zonja Kokëdhima, na zbuloi edhe një detaj nga jeta private e vajzave të saj.

Teksa fliste për marrëdhënien dhe lidhjen e saj të jashtëzakonshme me bashkëshortin Koço, u shpreh se vajzat e saj do ta kenë të vështirë të gjejnë një partner të tillë në jetë, përveç Borës e cila tanimë e ka gjetur shokun e jetës.

Kjo konfirmon ndarjen përfundimtare të lidhjes së shumë përfolur së Besës me partnerin muzikant, edhe pse këngëtarja kurrë nuk e ka pranuar diçka të tillë.

Megjithatë, përveçse një sipërmarrëse e zonja, Brixhilda ka treguar se bashkë me bashkëshortin e saj, Koço Kokëdhima janë prindër të suksesshëm të tre vajzave.

Lajmet e fundit nga