Aktualitet
Dyfishimi i çmimeve dentare/ Ministria e Shëndetësisë i drejtohet gjykatës

Ministria e Shëndetësisë ka çuar në gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologëve për dyfishim të shërbimeve dentare.
Në një noftim për mediat bëhet me dije se Ministria e Shëndetësisë ka marrë një hap për të bllokuar vendimin e Urdhrit të Stomatologëve.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale çon në gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologut.
Pas kundërshtisë në votimin për vendosjen e tarifave për shërbimet dentare, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një tjetër hap për të bllokuar vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave: Dërgimin në gjykatë të këtij vendimi, me argumentin se nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut.”-thuhet aty.
Më tej, kjo ministri gjithashtu thekson se nuk do të ketë asnjë rritje të tarifave sepse vendimi i Urdhrit të Stomatologëve është i paaplikueshëm.
Sipas Ministrisë, nuk do të ketë rritje tarifash sepse vendimi i urdhrit te stomatologëve është i paaplikueshëm.”-shkruhet në njoftim./CNA.al