LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë/ Si bankat po pastrojnë paratë e krimit

25 Janar 2019, 10:19, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë/ Si bankat po pastrojnë paratë e krimit

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka theksuar studimin e bërë nga polica gjermanë në lidhje me pastrimin e parave në vendin tonë.

Vasili tha sot se në librin e publikuar nga policia gjermane thuhet se bashkëpunimi i krimit me politikën i hap rrugë pastrimit të parave në Shqipëri.

?Jo më larg se pak ditë më parë autoritetet policore gjermane kanë publikuar një libër me titull ?Partner kriminel në aleancë strategjike?

Aty thuhet se në Shqipëri mund të kesh licensa në mënyrë të paligjshme pasi krimi i lidhur me politikën e mundëson këtë gjë. Pastrimi i parave ka vetëm një funksion pasurimin e një kryeministri gabritqar, që rrënon e mjeron njerëzit normal e të varfër.?-tha ai.

Deputeti i LSI-së theksoi se edhe Këshilli i Europës riktheu në monitorim pas tetë vitësh vendin tonë.

?Këshilli Europian e riktheu Shqipërinë në monitorim mbas tetë vjetësh që nga viti 2011.

Po nga raporti i Policisë gjermane, DASH dhe KE vihet në dukje çarja e drejtësisë dhe ekonomisë shqiptarë.?-u shpreh Vasili.

Më tej, ai shtoi se licensimi i ABI bank është bërë në mënyrë kriminale vetëm që të bëhet e mundur pasurimi i kryeministrit Edi Rama

?ABI bank është licensuar në mënyrë flagrante në mungesë të plotë transparence, përveçse ka një heshtje të plotë, kjo do të thotë që hapet një rrugë e gjerë duke menduar vetëm për pasurimin ilegal të kryeministrit.

Ndalja e kësaj veprimtarie kriminale ka vetëm një mundësi të gjithë së bashku të gjithë në protestë për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve tanë, ndryshe do të shkojmë drejt një të ardhme të zezë.?-deklaroi Petrit Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga