LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen 113 kg heroinë/ Ja dyshimet e policisë

24 Janar 2019, 14:24, Aktualitet CNA
Sekuestrohen 113 kg heroinë/ Ja dyshimet e policisë

113 kg heroinë u sekuestrua nga policia e Kosovës orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën ?Jakov Xoxa? në Prishtinë.

Katër persona ranë në pranga, për këtë ngjarje, që dyshohet se ka lidhje me vdekjen e dyshimtë të shtetasit turk, ditën e djelë po në këtë vend.

Ditën e djelë u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën ?Jakov Xoxa? shtetasi Nejdet Cesuroglu, por rrethanat e kësaj ngjarje mbeten ende të paqarta.

Shtetasi turk u gjet i vdekur në një banesë ku dyshohet se fshihej që prej datës 2 dhjetor 2018. Cesuroglu ishte shpallur në kërkim për drogën e gjetur para disa muajsh në Brenog të  Hasit./CNA.al

Lajmet e fundit nga