LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Naomi Campblle sfiloi  gjysmë nudo dhe na kujtoi  pse mban ende  titullin “panterë”

24 Janar 2019, 12:05, Aktualitet CNA
Naomi Campblle sfiloi  gjysmë nudo dhe na kujtoi  pse mban ende

Naomi Campblle, nuk e ka kot titullin e supermodeles. Në sfilatën më të fundit të Valentinos, 48-vjeçarja u shfaq pas plot 14 vitesh mungesë, si një nga modelet e gjigandit të industrisë. Pantera e zezë, nuk sfilonte për Valentinon, që prej pranverës së vitit 2005 dhe kthimi i saj bëri jo pak bujë.

Vajza e kopertinave, u shfaq  surprizë, duke mbyllur sfilatën e veshur me një  bluzë,koplet të tejdukshme të zezë,  në pjesën e sipërme, ndërsa  fundi i zi me pala të mbledhura mbulonte këmbët e saj. Krijimi i Pierpaolo Piçiolit duket se bëri bujën e pritur mbi trupin e super modeles.

Edhe pse nuk është më në krye të Valentinos, Valentino Clemente Ludovico Garavani,vazhdon ende të ketë marrëdhënie shumë të mira me Campbell. ? Ecja e saj unike, hiret e saj që duket sikur vallzojnë teksa tunden. Askush nuk mund të jetë më seksi. E meriton statusin e mbretëreshës,? kështu shprehej ai për supermodelen në një intervistë të vitit 2015 për Vogue.

Dhe kush tjetër, veç  mbretëreshës së pasarelave do të guxonte të dilte zhveshur  dhe të mos dukej aspak vulgare?/CNA.al

Lajmet e fundit nga