LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këto janë sëmundjet që rrezikojnë gratë pas menopauzës

24 Janar 2019, 10:20, Aktualitet CNA
Këto janë sëmundjet që rrezikojnë gratë pas

Kanceri i gjirit

Një nga faktorët e rrezikut për kancerin e gjirit tek gratë është mosha. Rreth 95 % e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit janë mbi moshën 40 vjeçare, ndërsa gjysma e tyre mbi moshën 61 vjeçare. Çdo grua në menopauzë duhet të bëjë kontrolle të detyrueshme mamografike të gjirit.

Kanceri endometrial dhe kanceri ovarian

Kanceri endometrial sipas numrit të regjistruar të pacienteve është një nga llojet më të shpeshta të kancerit të cilat shfaqen në popullatën femërore në menopauzë. Tek një numër i konsiderueshëm i grave tek të cilat është shfaqur gjakderdhje pas menopauzës, janë diagnostikuar ndryshime endometriale nga parakancerogjene deri në kancerogjene. Në periudhën e para menopauzës dhe menopauzës, rritet mundësia e shfaqjes së kancerit ovarian. Prandaj gjatë menopauzës gratë duhet të kryejnë kontrolle të rregullta gjinekologjike një herë në vit. Ky kontroll përfshin PAP testin dhe kontrollin me ultratingull. Pacientet të cilat marrin për një kohë të gjatë terapi kontraceptive kanë rrezik të ulët të kancerit ovarian dhe endometrial.

Sëmundjet kardiovaskulare

Sëmundjet kardiovaskulare janë sëmundje karakteristike për popullatën mashkullore. Por pas moshës 50 vjeçare ky raport ndryshon , dhe sëmundjet e zemrës shfaqen si tek gjinia mashkullore ashtu edhe tek gjinia femërore. Shkak për këtë është estrogjeni i cili luan një rol mbrojtës kur bëhet fjalë për shëndetin kardiovaskular të gruas. Në menopauzë, kur niveli i estrogjenit bie, rritet reziku i këtyre sëmundjeve. Prandaj, gratë në menopauzë, duhet të bëjnë kujdes edhe për shëndetin e sistemit kardiovaskular, dhe duhet të fillojnë të kryejnë kontrolle të rregullta të zemrës, me anë të të cilave do të parandalojnë komplikime më serioze siç është sulmi në zemër

Lajmet e fundit nga