LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Habit Dashamir Shehi: Me Lubonjën jemi zënë me grushta e shkelma

24 Janar 2019, 08:37, Aktualitet CNA
Habit Dashamir Shehi: Me Lubonjën jemi zënë me grushta e shkelma

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ndërsa ka komentuar vendimin e opozitës, për të filluar protestat masive për rrëzimin e qeverisë, ka theksuar se do të thërrasin edhe figura të tjera jashtë politikës.

Politikani i njohur Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Arena”, ka bërë edhe një deklaratë të fortë sa i takon pjesëmarrjes së Fatos Lubonjës, në këtë protestë. Shehi pohoi se me Lubonjën është zënë më grushta, por sipas tij, ai luan rol në dhe kontribut të madh në rrëzimin e Ramës.

?Unë do të ftoja zt.Basha, besoj se do ta bëjë këto ditë, që njerëz jashtë tryezës së partive politike që janë opozitarë me Partinë Socialiste. Në këtë plazmë opozitare të fusim, personazhe, njerëz nga shoqëria civile, botës akademike. Këtu ka njerëz që luajnë rol më shumë se një parti. Me atë Lubonjën jemi zënë me shkelma dhe grushte, po ai luan rol. Zoti Fuga, profesori luan një rol. Plasari. Nuk mund të vëmë në resht Plasarin, aq më tepër Lubonjën. Ata janë ushtarë të lirisë dhe japin një kontribut të madh për të rrëzuar Ramën. Ne nuk duhet të presim që këta të na pëlqejnë neve, sepse nëse na pëlqejnë neve nuk luajnë të njëjtin rol.?-tha ndër të tjera Deputeti Dashamir Shehi.

Lajmet e fundit nga