LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëshmia e fortë/ Zbulohet lidhja e Ramës me diplomaten greke

24 Janar 2019, 21:14, Aktualitet CNA
Dëshmia e fortë/ Zbulohet lidhja e Ramës me diplomaten greke

Një fakt i papublikuar më parë ka dalë gjatë mbrëmjes së sotme, lidhur me jetën private të kryeministrit Edi Rama, gjatë kohës kur nuk ishte futur ende në politikë. Zbuluesi është ish kryeministri Sali Berisha.  Historia e Berishës ka të bëj me lidhjen e Edi Ramës me një  diplomate greke.

Sipas Berishës, Shërbimi informativ e ka ndjekur Ramën asokohe bashkë me diplomate pasi dyshoheshin se shisnin viza.

?Historia e emigrimit të Ramës është e lidhur me një greke, shërbimet tona ndiqnin Ramën edhe greken. Rama ndiqej për lidhjet me këtë zonjën, në paris ikën të dy. Shërbimet informonin për probleme me shitje vizash. Edi Rama ka një të shkuar shumë të zymtë. Se cila ishte lidhja e tyre, erotike apo pune unë nuk di të them. Ajo cfarë unë ndiqja është fakti se ky u arratis bashkë me të. Kjo shoqëri misterioze që kishin këta ndiqej nga shërbimet. Dilte problemi i shitjeve të vizave?,-u shpreh Berisha nga studio e emisionit ?Opinion?./CNA.al

Lajmet e fundit nga