LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati për Ministrinë e Jashtme /Deputeti demokrat “godet” Metën

24 Janar 2019, 16:59, Aktualitet CNA
Debati për Ministrinë e Jashtme /Deputeti demokrat “godet”

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka komentuar rolin e presidentit Ilir Meta në çështjen Cakaj.

Boçi ka hedhur poshtë zërat se presidenti Meta ka shmangur një krizë institucionale duke dekretuar Ramën si ministër të Jashtëm.

?Dikush tjetër në patetizëm e sipër, na deklaroi që Presidenti na shmangu një krizë të thellë institucionale.

Gjë që, për mua, nuk qëndron hiç, pasi në Shqipëri kriza të tilla janë të pakonsiderueshme në planin politik e publik. Jo se ato nuk kanë efekte, por janë shumë periferike në ndikim, për shkak të një trajektore inercie në rënie të lirë, që ndjek shteti në Shqipëri?,-është shprehur Boçi.

Sipas tij, gjithçka është më shumë për sundim interesash sesa një tërësi shërbimesh

?Kjo për arsyen e thjeshtë se qeverisja është më shumë një pjesëtim të ardhurash midis atyre që qeverisin, se sa një shpërndarje parimore sektoriale e një buxheti që vilet nga qytetarët. Më shumë është një sundim interesash se sa një tërësi shërbimesh?,-shprehet ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga