LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Policia paralajmëron shoferët e autobusëve

23 Janar 2019, 13:19, Aktualitet CNA
Video-Policia paralajmëron shoferët e autobusëve

Policia Rrugore me anë të një video ka bërë një paralajmërim për të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit  ndërqytetës.

Në një postim në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Policia shkruan se  këto mjete janë për t?i shërbyer qytetarëve , sipas itinerarit dhe nuk do të lejohen të ndalojnë ku të munden, dhe kjo gjë përbën shkelje.

?Transporti publik dhe mjetet e destinuara për këtë lloj transporti, janë për t?i shërbyer qytetarëve, sipas intenerarit të përcaktuar nga autoriteti përkatës.
Të ndalosh kudo dhe ku të mundesh, nuk është shërbim, por shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe burim për aksidente rrugore.
Të cenosh sigurinë e një rruge të tërë për të marrë një pasagjer më shumë, është shkelje e rëndë, si për drejtuesin e mjetit, ashtu dhe për pasagjerët që rrinë në anë të rrugës dhe jo në vendin e caktuar për këtë shërbim.

Siguria juaj, obligimi ynë, kontribuo edhe ti, respekto rregullat e qarkullimit rrugor.?-shkruhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga