Connect with Us

Sulmi ndaj policisë në Elbasan/ Zbardhet dosja e Prokurorisë

Aktualitet

Sulmi ndaj policisë në Elbasan/ Zbardhet dosja e Prokurorisë

Publikuar

-

sulmi ndaj policise ne elbasan

Prokuroria për Krimet e Rënda ka përfunduar hetimet lidhur për sulmin e rëndë që iu bë policisë në shtator të 2017, në hyrje të tregut Agroushqimor në Elbasan.

Djali i pronarit të tregut Agroushqimor, Suel Çela dhe dy miqtë e tij Enea Bekteshi dhe Kelemnd Xhaferri do përgjigjen para drejtësisë për akuzën e “Vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.

Djali i Petrit Çelës, Suel Çela ndodhet në arrati prej një viti. Ndërsa, Enea Bekteshi ndodhet në arrest shtëpie dhe Kelmend Xhaferri në burg. Gjyqtar i kësja çështje është Klodian Kurushi, ndërsa prokuror Behar Dibra.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se “mesditën e 18 shtator 2017,  të pandehurit Bekteshi dhe Kelmendi, punonjës të tregut, përcollën për në Rinas, djalin e pronarit Marjon, bashkë me familjen. Drejt aeroportit, ata  udhëtuan  me dy automjete, njëra tip Audi me targë, AA478 PV dhe tip RANGE ROVER, me targa AA 040 OJ,  në pronësi të biznesmenit Petrit Celaj. Në kthim, përpara se të hynin në tunelin e Krrabës, policia rrugore ndaloi për verifikim automjetit tip Audi, që drejtohej nga Kelmend Xhaferri. Pas kësaj ata vijuan rrugën.

Në këtë kohë, në tunelin e Krrabës, drejt Elbasanit, udhëtonte, edhe një automjet tip Fiat Punto, që drejtohej nga Kristaq Peqini, dhe si pasagjer  Sokol Tola. Brenda tunelit, ata vunë re se drejt Elbasanit po udhëtonin njëri pas tjetrit tri automjete. Pasagjerit në mjetin e fundit, Tip Golf 6, ata i kishin parë në dorë, një armë zjarri pistoletë, me të cilën godiste xhamin e makinës së tij në formë kërcënuese ndaj tyre, duke e përsëritur këtë veprim disa here. Duke u ndjerë të kërcënuar, pasi u është afruar edhe drejtuesi I automjetit Range Rover,  Sokol Tola i ka telefonuar punonjësit te Policisë, Ervin Ballaci.

‘Koli jam më ndihmo, se më kanë dalë dy makina e më kanë bllokuar rrugën ne brendësi të tunelit. Është një Range Rover dhe një Audi me ngjyrë të zezë. Jam i frikësuar’- ka thënë ai.

Pas këtij njoftimi shërbimet e policisë kriminale që udhëhiqeshin nga zv.drejtori i policisë, Elbasan, Gjergj Oshafi, të cilat mbështeteshin edhe nga dy grupe Shqiponja, dolën në Aksion, duke bllokuar hyrje-daljet kryesor të qytetit.

LEXO EDHE:  Superaksioni në Elbasan/ Zbulohen detaje të reja

Në rrugën para tregut Agroushqimior, punonjësit e policisë konstatuan në lëvizje në kah të kundërt me ta, automjetin Range Rover dhe i bënë shenjë të ndalonte.  Nga krahu i pasagjerit zbriti një person me një radiomarrëse në dorë, të cilën tentoi t’ja linte rojës së tregut.

Por veprimi u ndalua nga Policia. Nga verifikimet rezultoi se automjeti ndodhej në pronësi të biznesmenit Petrit Cela dhe personat që udhëtonin në të u identifikuan si Ledio Zabeli dhe Endri Copja. Policia vendosi t’i shoqëronte, edhe pse ata kundërshtonin ashpër. Në këto momente, mbërrin me shpejtësi një automjet tip Audi, me targa AA 795 EP, e cila hyri me shpejtësi mes makinave të policisë, duke goditur njërën prej tyre. nga hetimet e prokurorisë, rezulton se në drejtim të këtij mjeti ishte Suel Cela, djali i biznesmenit Petrit Cela. pas këtij momenti, dera e Tregut u kyc, për disa kohë derisa mbërriti pronari.

Këto veprime, – sipas prokurorisë  – vunë në rrezik jetën e oficerëve të policisë, të cilët ndodheshin në detyrë, e për këtë arsye të pandehurit, duhet të japin llogari përpara gjykatës.

Në dosje bie në sy fakti, se të pandehurit, Cela, Kelmendi dhe Bekteshi, janë hetua edhe për dy ngjarja të tjera kriminale të ndpodhura në Elbasan. Bëhet fjalë për masakrën e 3 shkurt 2016, ku në lagjen Emin Matraxhiu janë vrarë me armë zjarri, Agron Capja, Eno Bedalli, Ardit Sinakolli dhe janë plagosur disa persona të tjerë, si dhe ngjarjes, e datës 6 qershor 2016, ku u plagosën, Bledar Muca dhe Matilda Kermezo. Por, prokuroria nuk ka gjetur  prova për implikimin e tyre në këto krime të rënda.”-thuhet në hetimet e prokurorisë./CNA.al

Atentatori i policise ne Elbasan, Suel Çela
Suel Çela

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Presidenti i SHBA hedh votën në Florida/ “Votova për njërin që quhet Trump”

Publikuar

-

Nga

Presidenti i SHBA hedh votën në Florida/ “Votova për njërin që quhet Trump”

Presidenti Donald Trump votoi të shtunën në shtetin e Floridas, ndërsa rivali i tij demokat ishte në Pensilvania në një aktivitet fushate.

Presidenti Trump ndryshoi vitin e kaluar regjistrimin nga Nju Jorku në Florida, duke e bërë banesën e tij verore në Florida adresën e tij kryesore gjë që bën të mundur që ai tani të votojë në Florida.

“Ishte votim krejt i sigurtë. Çdo gjë ishte perfekt,” tha presidenti në komente për gazetarët kur po largohej nga biblioteka e qytetit Palm Beach, e cila po përdoret si qendër votimi. “Ishte nder që votova”.

Kur u pyet për kë kishte votuar, presidenti u përgjigj “Për njërin që quhet Trump”.

Presidenti e vazhdoi ditën me një aktivitet fushate në Lamberton të Karolinës së Veriut. Ai ka gjithashtu plane për fushatë në Sërkëllvill të Ohajos dhe Uokesha të Uiskonsinit.

LEXO EDHE:  Arrestohen shtatë persona në Tiranë/ Policia jep detaje

LEXO EDHE:  Vrasja e 35-vjeçarit në Gjirokastër/ Arrestohet autori, në pranga dhe pesë të rinj

Ish-nënpresidenti Joe Biden, ndërkaq, zhvilloi aktivitet fushate ku pjesëmarrësit qëndruan në makinat e tyre, të parkuara në një qytezë në periferi të Filadelfias, një komunë ku zonja Clinton fitoi me një diferencë të ngushtë në 2016.

Fushata e kandidatit demokrat po përpiqet të zgjerojë mbështetjen edhe në Florida ku ish-presidenti Obama po zhvillon aktivitete në Majami në mbështetje të zotit Biden.

Mbi 52 milionë amerikanë kanë votuar deri tani. 100 milionë të tjerë pritet të hedhin votën para se të shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale 2020./ VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ditëve me diell i erdhi fundi/ Ja çfarë na pret orët në vijim

Publikuar

-

Nga

Ditëve me diell i erdhi fundi/ Ja çfarë na pret orët në vijim

Ditëve të bukura me diell duket se i erdhi fundi, pasi fundjava rikthen reshjet e shiut dhe shtrëngatat.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë, në orët e para dhe gjatë pjesë së parë të ditës, do të nis me diell, por vranësirat do të shtohen në pjesën e dytë të ditës, më të përqendruara në zonën e veriperëndimit.

Në mesnatën e ditës së diel nisin reshjet e shiut të cilat do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën më të madhe të vendit.

LEXO EDHE:  Plumba mbi Shefin e Qarkullimit

LEXO EDHE:  SPAK zbulon skemën abuzive/ Vihen në pranga disa punonjës të ISHSH-së dhe Kujdesit Shëndetësor

Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të vijojnë në vlerat e ditëve të fundit ndërsa për ditën e diel pritet rënie e tyre për shkak të reshjeve të shiut./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Politika në zi/ Koronavirusi i merr jetën një deputeti në Maqedoninë e Veriut

Një lajm i hidhur vjen për botën e politikës në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare deputeti Amdi Bajram.

Baramaj ka drejtuar për disa vite të tëra partinë e Lidhjes së Romëve.

Ai ishte shtruar në spital pasi ishte infektuar me Covid-19 dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

LEXO EDHE:  Superaksioni në Elbasan/ Zbulohen detaje të reja

LEXO EDHE:  Video-Tensione në Shkodër/ Protestuesit përplasen me policinë

Mjekët deklarojnë se i ndjeri kishte probleme me zemrën përveçse se ishte me Covid-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE