LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveri teknike PD-PS?/ Ja si përgjigjet Taulant Balla

23 Janar 2019, 10:33, Aktualitet CNA
Qeveri teknike PD-PS?/ Ja si përgjigjet Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë një dalje për mediat paraditen e sotme, i ka bërë apel Partisë Demokratike, të marrë përgjegjësitë në lidhje me miratimin e Reformës Zgjedhore.

?PD të marrë përgjegjësitë për angazhimet që ka marrë lidhur me miratimin e Kodit Zgjedhor. Ka ardhur koha që partitë politike të heqin dorë nga administrimi i procesit zgjedhor. Është rasti që për herë të parë në këto 27 vite mazhoranca i ka dhënë mundësi opozitës që të jetë ajo që të shkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, dhe mazhoranca ofron numrat e nevojshëm të votave për të miratuar.?-tha Balla.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët në lidhje me propozimin e opozitës për një qeveri kalimtare për të bërë përgatitjen e zgjedhjeve, Balla ka preferuar të mos e komentojë.

?Nuk kam asnjë koment për këtë?-u shpreh Balla./ CNA.al

Lajmet e fundit nga