LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat/ Pedagogët e FSHN bashkohen me studentët

23 Janar 2019, 16:04, Aktualitet CNA
Protestat/ Pedagogët e FSHN bashkohen me studentët

Pedagogët e Shkecave të Natyrës kanë dalë sot në mbështetje të protestave të studentëve.

Ata kanë kërkuar hartim të ri të Ligjit të Arsimit të Lartë.

Pedagogët e këtij fakulteti kanë thënë se vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave bien ndesh me lirinë akademike.

?Mbështesim studentët, VKM-të e fundit bien ndesh me lirinë akademike. Jemi kundër fushatës denigruese të imazhit të pedagogut.?-kanë thënë ata.

Më tej, ata kanë kërkuar që të mos ketë penalizim të studentëve, të cilët kanë qenë duke protestuar.

Pedagogët kërkojnë edhe hartimin e një ligji të ri të arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor./CNA.al

Lajmet e fundit nga