LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat/ Kryemadhi thirrje nga Kamza

23 Janar 2019, 18:07, Aktualitet CNA
Protestat/ Kryemadhi thirrje nga Kamza

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot takim me strukturat e LSI në Kamëz.

Kryemadhi bëri thirrje për protesta kundër sistemit që sipas saj po e kthen vendin në diktaturën e krimit dhe  të drogës.

?Le të fillojmë organizimi i LSI për protestë nga kjo bashki që ka pasur në zemër të saj revoltën kundër padrejtësive.

Të rrëzojmë këtë sistem që varfëron shqiptarët e pasuron oligarkët, këtë sistem që po e kthen këtë vend në diktaturën e krimit dhe të drogë.?-u shpreh ajo.

Më tej, ajo ka thënë se të gjithë duhet të bashkohen kundër sistemit që mashtron e varfëron.

?Prandaj ne nuk do të ndalemi asnjë sekondë. Në çdo qytet të Shqipërisë të ngrihemi të gjithë kundër këtij sitemi të kalbur, që mashtroi shqipatërt duke thënë se do hapë 300 mijë vende pune, por largoi 400 mijë të shqiptarë nga vendi. Kundër këtij sitemi që tha se do ulte dritat, por përkundrazi burgosi shqiptarët e varfër që nuk paguanin dot energjinë.

Kundër këtij sistemi që nuk respekton Kushtetutën e vendit të tij, ky sistem ka vetëm një emër dhe ai është emri i Edi Ramës.?-vijoi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se protesta do jetë për çdo problem, me të cilin përballen shqiptarët.

?Do të protestojmë të gjithë se bashku për studentët, për banorët e Unazës së Re, për naftëtarët, për minatorët, për pensionistët.

Kjo protestë do jetë për nxënësit e gjimnazeve, të cilët kërcënohen çdo ditë nga kamikazët e ?Rilindjes?, për ata fëmijë çerdher që rrihen nga edukatorët në mënyrë makabre.?-deklaroi Monika Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga