Connect with Us

Pastrimi i parave/ Politikanët 10 vjet nën vëzhgim

Aktualitet

Pastrimi i parave/ Politikanët 10 vjet nën vëzhgim

Publikuar

-

Raporti i Moneyval për Shqipërinë, lidhur me masat ndaj parandalimit të pastrimit të parave, tërhiqte vëmendjen në një sërë aspektesh për qeverinë shqiptare.

Në vlerësimin në kuadër të Raundit të 5-të bërë në korrik të këtij viti dhe publikuar së fundmi, duket se kishte më shumë nota kritike duke kërkuar reagim. Dhe nuk ka vonuar shumë që qeveria të ketë gati një projektligj. Bëhet fjalë për ndryshimet në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit” i nxjerrë për konsultim ku nënvizohen tre qëllime.

“Zvogëlimi i rreziqeve të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nëpërmjet politikave, koordinimit dhe bashkëpunimit; parandalimi i hyrjes së produkteve të veprave penale apo veprimtarisë kriminale, si dhe të fondeve në mbështetje të terrorizmit në sektorin financiar apo në sektorë tjerë ose zbulimi dhe raportimi i tyre; zbulimi dhe goditja e kërcënimeve për pastrim të parave/ financim terrorizmi, si dhe dënimi e zhveshja e autorëve nga  përfitimet e paligjshme” janë tre aspekte që nënvizon relacioni shoqërues i projektligjit.

Por cilat janë në fakt ndryshimet e bëra?

Së pari bëhet një sqarim i një sërë termave lidhur me shërbimet korrespondente nga bankat dhe institucionet e tjera financiare.

Së dyti, tek personat e ekspozuar politikisht vëzhgimi do të shtrihet edhe për një periudhë 10-vjeçare pas lënies së detyrës. Me ligjin aktual “Personat e ekspozuar politikisht” janë personat, të cilët janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurive të tyre, në përputhje me ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, me përjashtim të nëpunësve të nivelit të mesëm apo të ulët drejtues, sipas përcaktimeve të legjislacionit për shërbimin civil.

Në këtë kategori përfshihen edhe individët, të cilët kanë pasur ose kanë funksione të rëndësishme në një qeveri dhe/ose në një shtet të huaj, si: kryetar shteti dhe/ose qeverie, politikanë të lartë, zyrtarë të lartë të qeverisë, të gjykatave ose të ushtrisë, drejtues të lartë të kompanive shtetërore, zyrtarë të rëndësishëm të partive politike”. Shtesa në projektligj është “kjo kategori klientësh konsiderohen “persona të ekspozuar politikisht” deri në 10 vite pas largimit nga funksioni. Sipas gjykimit të vetë subjektit, ky afat mund të shtrihet edhe përtej 10 vjetësh”.

Në ligj përfshihen gjithashtu për herë të parë mjetet virtuale të tregtuara në formë dixhitale sic mund të jetë bitcoin por jo vetëm. “Mjet virtual është një pasqyrim digjital i një vlere që mund të tregtohet apo të transferohet në formë digjitale, si dhe që mund të përdoret për qëllime pagesash ose investimesh. Në këtë përkufizim nuk përfshihen pasqyrimet digjitale të monedhave të njohura zyrtarisht, letrave me vlerë dhe mjeteve të tjera financiare që janë parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

LEXO EDHE:  Rrezikohet zhdukja e dosjeve korruptive/ SHISH dhe prokurorët në vëzhgim ministritë

Ofrues i shërbimeve të mjeteve virtuale” nënkupton çdo person fizik ose juridik i cili kryen një ose më shumë nga aktivitetet e mëposhtme për ose në emër të një personi tjetër fizik ose juridik: i. shkëmbimi midis mjeteve virtuale dhe monedhave të njohura zyrtarisht; ii. shkëmbimi midis mjeteve virtuale dhe pasurie të çdo lloji; iii. shkëmbimi midis një ose më shumë formave të mjeteve virtuale;  iv. transferimi i mjeteve virtuale; v. ruajtjen dhe / ose administrimin e mjeteve virtuale ose instrumenteve që mundësojnë kontroll mbi mjetet virtuale;  vi. pjesëmarrja në dhe sigurimi i shërbimeve financiare lidhur me ofertën e një emetuesi dhe/ose shitjen e një mjeti virtual. Në kuptim të kësaj pike, transferimi nënkupton kryerjen e transaksionit për llogari të një personit tjetër, fizik apo juridik, që lëviz mjetin virtual nga adresa e mjetit virtual ose llogaria e një personi tjetër” thuhet në ligj.

Në ligj shtohet edhe një nen 17/1 i cili lidhet me deklarimet në kufi. Në këtë nen përcaktohen kufijtë për deklarimin e shumave dhe gjobat në rast mosdeklarimi në kufi.

“Çdo person i cili hyn/largohet në/nga territori i Republikës së Shqipërisë është i detyruar të deklarojë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 (dhjetë mijë) Euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbartjes së tyre si dhe dokumente justifikuese përkatëse. Kanë detyrim për deklarim edhe përfaqësuesit e personave që hynë/largohen me mjete sipas pikës 1, kur këto transportohen nëpërmjet shërbimit të kontejnerëve apo postar.

Autoritetet doganore dërgojnë tek autoriteti përgjegjës kopje të formularëve të deklarimeve të mësipërme dhe të dokumenteve justifikuese të paraqitura.

Në rast mosdeklarimi apo deklarimi të rremë, të konstatuar nga autoritetet doganore apo policore, përveç trajtimit të rastit në funksion te ndjekjes penale të çështjes dhe marrjes së masave përkatëse në funksion të saj, organet doganore vendosin gjobë pa të drejtë kthimi të mjeteve të padeklaruara sipas pikës 1 të këtij neni, në përqindje ndaj vlerës së padeklaruar si më poshtë:

  1. a) Për shumat nga 10,000-19.999 Euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, gjoba është në vlerën 5% për herën e parë, 10% për herën e dytë si dhe 30% për rastet e tjera;
  2. b) Për shumat nga 20,000-49.999 Euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, gjoba është në vlerën 10% për herën e parë, 20% për herën e dytë si dhe 40% për rastet e tjera;
  3. c) Për shumat mbi 50.000 Euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera, gjoba është në vlerën 15% për herën e parë, 30% për herën e dytë si dhe 50% për rastet e tjera” thuhet në projektligj./Monitor

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Dhjetë prokurorët që do të pastrojnë drejtësinë. A ka nisur përzgjedhja?

LEXO EDHE:  Dhjetë prokurorët që do të pastrojnë drejtësinë. A ka nisur përzgjedhja?

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Rrezikohet zhdukja e dosjeve korruptive/ SHISH dhe prokurorët në vëzhgim ministritë

LEXO EDHE:  As politikanët shqiptarë nuk "shpëtuan"/ Rama, Basha dhe Meta, ja si do të duken pas disa vitesh

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: