LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kendall Jenner drejt fejesës? Fotoja me vjehrrën çmend internetin

23 Janar 2019, 11:25, Lifestyle CNA
Kendall Jenner drejt fejesës? Fotoja me vjehrrën çmend

Lidhja mes Kendall Jenner dhe Ben Simmons është më e fortë se kurrë më parë!

Supermodelja është ulur në krah të mamasë së Ben, Julie Simmons, duke parë dashurinë e jetës së saj gjatë një ndeshje basketbolli në Philadelphia, mbrëmjen e së hënës.

Në ndeshjen ku skuadra e Ben doli fituese, 23-vjeçarja kishe veshur një pulovër jeshile dhe flokët i kishte të kapura.

Në foton e mësipërme që ka çmendur internetin ato duken mjaft të përqendruara në lojë, më saktë të zhytura komplet në të!

Sipas ?TMZ? takimi ka shkuar shumë mirë. Kendall me mamanë e të dashurit janë parë duke qeshur me njëra-tjetrën gjatë gjithë kohës.

Kjo është hera e dytë që modelja takon Julie Simmons dhe fansat mendojnë se ata mund të fejohen së shpejti.

Përpara se dyshja të lidhej, Kendall Jenner përflitej se kishte një romancë me vëllanë e shoqeve të saj, Bella dhe Gigi Hadid.

23-vjeçarja është parë duke u takuar disa herë me Anwar Hadid. Megjithatë zërat për lidhjen me Anwar rezultuan vetëm thashetheme, sepse Kendall po i bën gjërat serioze me Ben.

Lajmet e fundit nga