LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ju japim tre arsye të vlefshme për të ngrenë nga dy vezë çdo mëngjes

23 Janar 2019, 22:20, Aktualitet CNA
Ju japim tre arsye të vlefshme për të ngrenë nga dy

Përmirëson shikimin

Studimet tregojnë se vezët janë të pasura me luteinë, një vitaminë që ndihmon që shikimi të qendrojë i qartë dhe i pastër. Normalisht, luteina është pjesë përbërëse e bebes së syrit,por me kalimin e moshës prodhimi i saj ulet. Nëse hani rregullisht dy vezë në ditë, do të mund të rrisni prodhimin e luteinës si dhe do të keni më pak rrezik për t?u prekur nga sëmundjet si katarakti.

Forcohen kockat dhe dhëmbet

Të hash një vezë,ose dy vezë në ditë bën që trupi të përthithë më mirë kalciumin. Kjo bën që të parandalohet osteoporoza si dhe sëmundjet e tjera të kockave.

Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve

Konsumi jo i mjaftueshëm i vitaminës B, bën që shëndeti i flokëve dhe i lëkurës të lerë për të dëshiruar. Për fat të mirë, veza është një burim i pasur i vitaminës B dhe do t?ju ndihmojë që të merrni sasinë e duhur të vitaminës B,si dhe aminoacidet që ju duhen për të mbajtur flokët dhe lëkurën të shëndetshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga