LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-drejtorët e korruptuar në mbrojtje të Lulit

23 Janar 2019, 11:03, Aktualitet CNA

Dje, akuzoheshin për korrupsion, ndërsa sot janë mbledhur rreth Lulzim Bashës.  Ky i fundit duket se ndihet komod, pavarësisht se kë ka në krah dhe përreth tij.

Drejtorët e korruptuar dje, janë kthyer sot, në mbështetësit kryesorë të Bashës

Ajo që bie në sy, është se në krah të Bashës janë ish- drejtorët  e korruptuar që kanë mbajtur poste të rëndësishme politike.

Një nga më të spikaturit në opinonin publik është  Besnik Çoba, i cili  ka qenë nëndrejtor tatimesh ka punuar në doganë  si dhe ka qenë ish-drejtor i lojërave të Fatit.

Çoba, në vitin 2014 u shpall në kërkim nga Policia, pasi Gjykata e Tiranës, caktoi ndaj tij masën e sigurisë ?arrest me burg?, në mungesë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gjithçka ka ndodhur, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria, e cila e akuzonte për shpërdorim detyre.

Çobaj ishte denoncuar nga Ministria e Financave për shkak të skandalit me pikat e lojërave të fatit pa licensë, duke i shkaktuar dëm ekonomik arkës së shtetit me 250 milionë lekë të reja shmangie nga taksat dhe tatimet për makineritë.

Në fakt në atë kohë ,mediat raportuan se Policia dështoi ta arrestonte, pasi një spiun në Gjykatën e Tiranës dyshohej se e kishte ndihmuar ish-drejtorin e Lojërave të Fatit që të arratisej.

Dosja hetimore

Prokurori Dritan Rreshka, në atë kohë,  kishte nisur hetimet për Çobajn në muajin nëntor 2013, pas kallëzimit të Ministrisë së Financave.

Kallëzimi kishte lidhje me valën e operacionit policor ?Fundi i Marrëzisë?, për lojërat e fatit dhe Çobaj dyshohej se nuk kishte marrë masa për konfiskimin e automateve elektronike dhe pajisjeve të tjera të lojërave të fatit, të cilat janë konstatuar të palicensuara nga kontrollet e kryera nga po ky institucion.

Dëmi ekonomik i shkaktuar përllogaritet në 250 milionë lekë të reja në arkën e shtetit.

Dhe sipas hetimeve rezulton se pavarësisht se ka bërë kontrolle në Tiranë, Shkodër dhe rrethe të tjera, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit që varej nga Çobaj, nuk ka marrë masa.

Gjithashtu rezultoi se 140 automate elektronike ishin të paregjistruara në mbi 70 subjekte të palicensuara./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga