LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dashuri i Dua Lipës jo vetëm që paska ndryshuar profesion, por edhe ka shkruar një libër!

23 Janar 2019, 12:40, Lifestyle CNA
I dashuri i Dua Lipës jo vetëm që paska ndryshuar profesion, por

Pavarësisht se na e theu zemrën pas ndarjes nga Dua Lipa, tani përfundimisht mund të themi se Isaac Carew është mashkulli ideal. Dhe e dini pse? Sepse di të gatuajë!

Pavarësisht se prej kohësh dukej se ishte shkëputur nga pasarelat, modeli po përgatiste arritjen e tij të radhës në fushën e gastronomisë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare publikoi një foto mbrëmjen e së martës në Instagram, ku tregoi se partneri i saj do të nxjerrë në mars librin e tij me receta kuzhine.

?Zemra dhe barku plot. Kaq krenare për dashurinë time Isaac Carew, për hapjen e restorantit të tij të fundit të përkohshëm, para publikimit të librit tij më 7 mars. Nëse nuk e keni porositur librin e mbushur me gjëra të shijshme? dhe doni një kopje, e keni në linkun në bio?, shkroi Dua Lipa, në foton ku shfaqet me të dashurin e saj dhe librin e tij në dorë.

Epo, tani e kuptojmë si arriti ta bënte sërish për vete këngëtaren e famshme!

Lajmet e fundit nga