LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyshohet si "koka" e një bande/ Arrestohet shqiptari në Selanik

23 Janar 2019, 17:50, Aktualitet CNA
Dyshohet si "koka" e një bande/ Arrestohet shqiptari në

Një i ri shqiptar është arrestuar në Selanik, pasi dyshohet si koka e një bande droge.

Policia greke bën me dije se 27-vjeçari është gjurmuar prej disa muajsh.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet ende publik, por mësohet se gjatë operacionit policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme droge dhe eurosh.

Për shqiptarin është hapur dosje penale për trafikim të lëndëve narkitoke.

27-vjeçari u arrestua në zonën e Analipsit në Selanik mbrëmjen e djeshme.

Ndërsa, sot policia ka sekuestruar në shtëpinë e tij, 662 gr kokainë, 2 pako me kanabis të papërpunuar 235 gr, 2 peshore, pistoletë, 7 plumba, (8.410)euro nga shitja e drogës, 3 celularë si dhe bileta avioni./CNA.al

Lajmet e fundit nga