LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drogë dhe prostitucion/ Arrestohet shqiptari në Itali

23 Janar 2019, 20:02, Aktualitet CNA
Drogë dhe prostitucion/ Arrestohet shqiptari në Itali

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike, posedim të armëve të zjarrit dhe shfrytëzim prostitucioni.

Mediat italiane raportojnë se në prangat e policisë së Puno-s ka rënë shtetasi Kostandin Zama.

36-vjeçari është spikatur nga policia, pasi rrugës për në shtëpi ka hedhur nga dritarja e makinës 20 gram kokainë dhe peshore elektronike.

Pas kontrolleve në makinë, shqiptarit i janë gjetur edhe dis adoza të tjera kokaine dhe çelësat e një apartament në Bergamo.

Hetimet më të imtësishme të policisë vërtetuan se ai apartament ishte përdorur nga një person tjetër për protitucion.

Shqiptarit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë dhe nëntë fishekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga