LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë duhet të dish nëse bie në dashuri me një artist

23 Janar 2019, 22:05, Aktualitet CNA
Çfarë duhet të dish nëse bie në dashuri me një

Ata kanë një mendje shumë aktive

Njerëzit krijues, kanë shumë gjëra në mendje në të njëjtën kohë. Kështu që duhet t?i kuptoni nëse ndonjëherë humbasin përqendrimin, ose kanë vështirësi për të kujtuar gjëra të vogla.

Ata ndjejnë më shumë se të tjerët

Njerëzit krijues tregojnë ndjenjat e tyre në tekstet e këngëve, piktuarat, ose poezitë. Ata ndiejnë emocione më të thella dhe më rrënjosura, se shumica prej nesh. Duke qenë se nuk i pëkthejnë dot ndjenjat në fjalë, i shprehin përmes artit.

Ata luftojnë  me veten

Të jesh një artist, qoftë shkrimtar, piktor, apo muzikant, kërkon shumë relfektim të brendshëm. Artistët kanë një tendencë të theksuar për të kritikuar veten dhe punët e tyre. Ata nuk kënaqen dot kurrë dhe duan gjithnjë të përmirësojnë artin e tyre.

Ata kanë nevojë për vetmi

Kur qëllimi kryesor në jetën e dikujt është krijimi, këta persona kanë nevojë për kohë, vetëm në mënyrë që të reflektojnë dhe të nxjerrin nga vetja copërza të fshehta, të cilat mund të kthehen në art. Pas përfundimit të një vepre ata kanë nevojë që të jenë të qetë dhe të izoluar nga bota, kështu që duhet t?i japësh hapësirë./CNA.al

Lajmet e fundit nga