LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bushati dorëzon detyrën/ Nuk ka garanci se ajo që kemi para do të jetë më e mirë

23 Janar 2019, 09:38, Aktualitet CNA
Bushati dorëzon detyrën/ Nuk ka garanci se ajo që kemi para do

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një fjalim lamtumire ka bërë një bilanc të punës së tij për këto 5 vite që ai drejtoi këtë institucion.

Mes të tjerash Bushati falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë fjalës së tij, Bushati tha se Ministria që po lë pas është shumë herë më e mirë dhe solide për t?u përballur me sfidat e kohës se ç ?ishte 5 vjet e gjysëm më parë.

?Po lë pas një ekip ambicioz që me dinjitet punon për Shqipërinë, bashkëpunon për një rajon më të begatë dhe kontribuon për një Europë më të sigurt.
Asnjë nga këto arritje nuk do të ishte e mundur pa besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe të kolegëve të kabinetit qeveritar.
Partnerët ndërkombëtarë me të cilët kam punuar dhe ndarë sfidat e kohës kanë qenë një ndihmesë e madhe në përmbushjen e objektivave.?-u shpreh Bushati.

Më tej, ish-ministri theksoi se nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. ?Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes.?-deklaroi Bushati.

FJALA E BUSHATIT
Zonja dhe zotërinj,
Sot teksa ngjita shkallët, për herë të fundit si Ministër i Jashtëm, ndjeva realisht që nuk do të jem më pjesë e punës së përditshme të këtij institucioni. Por, ndjehem me fat që do të jem pjesë e historisë së tij.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është një ndër ato pak institucione që mbart peshën simbolike të përfaqësimit të shtetit. Ndoshta edhe për këtë arsye, është institucioni që i ka mbijetuar më shumë se tjerët dallgëve të tranzicionit e mbrapshtive të politikës.
Duke e konsideruar si nder dhe përgjegjësi të përditshme peshën specifike të pozicionit të Ministrit të Jashtëm, jam përpjekur që në ditën e parë të detyrës të mbështetem në tre vlera: integritet, besim dhe respekt.
Integriteti nuk nënkupton vetëm ndershmëri intelektuale apo virtyte personale, por edhe gjithëpërfshirje. Këtë jam përpjekur ta tregoj nëpërmjet përfshirjes në vendimmarrje të shumë prej kolegëve të shërbimit të jashtëm në përputhje me fushën dhe përvojën e secilit, nevojat e institucionit dhe prioritetet e punës sonë.
Në punën time jam orientuar nga Kushtetuta e Shqipërisë, dhe prioritetet strategjike të politikës tonë të jashtme. Themelet mbi të cilat mbështetet kjo politikë e kanë gjenezën që në themelimin e shtetit modern shqiptar, por ato u ridimensionuan pas rënies së diktaturës komuniste, duke kristalizuar qartësisht përkatësinë tonë europiane dhe perëndimore.
Për mua, integriteti është i lidhur edhe me njohjen e vijimin e punëve të mira të atyre paraardhësve patriotë, të cilët kanë vendosur një gurë në murin e shtetndërtimit tonë.
Besimi është filli lidhës i përditshmërisë së punës të diplomatit. Kjo, sepse më shumë se çdo nëpunës tjetër, diplomati përballet me tjetrin, me të ndryshmen, me të huajën, me të renë, e për më tepër në një botë që nuk operon më sipas rregullave që njohim. Në këtë kontekst, besimi nënkupton dhe guxim për t?u hapur e për të mësuar nga njeri-tjetri.
Këtë besim jam munduar ta tregoj nëpërmjet hapjes së Ministrisë jo vetëm ndaj qasjeve dhe ideve të reja të përçuara nga studiuesit e politikes së jashtme, por edhe ndaj brezit të ri të diplomatëve.

Shpresoj që çdo i ri që ka hyrë në shërbim gjatë këtyre viteve, aty ku shërben dhe përfaqëson Shqipërinë, ta bëjë këtë me dashuri jo vetëm për vendin por për njerëzit e këtij vendi.
Respekti për mua do të thotë të dëgjosh. Gjatë punës sime në këtë institucion jam përpjekur të krijoj rrethanat e duhura e ambientin e nevojshëm ku kolegët flasin me njëri-tjetrin, e ku të gjitha nivelet kontribuojnë e përfshihen në vendimmarrje. Kam qenë gjithnjë i gatshëm për t?ju dëgjuar pa paragjykime, sepse kam besuar dhe besoj se askush nuk ka monopol mbi të vërtetën. E për rrjedhojë as mbi politikën e jashtme.
I udhëhequr nga këto vlera, jam përpjekur që trupa jonë diplomatike të përtërihet dhe të përditësohet sepse vetëm kështu mund të japë kontributin e saj të pazëvendësueshëm për shoqërinë dhe atdheun tonë.

Unë besoj se sot Shqipëria është një partner dhe aktor gjithnjë e më i besueshëm në arenën ndërkombëtare, me një fizionomi të qartë e të pangatërrueshme të saj në mozaikun e familjes tonë euro-atlantike.
Falë punës tonë të përbashkët, kemi arritur të projektojmë një Shqipëri më dinjitoze dhe proaktive, e cila sfidat i sheh si mundësi dhe jo si probleme.
Me këtë qasje, ne:

Për një falenderim të fundit do të më ndihmonte një rrëfim personal i ish-kolegut tim të çmuar dhe Presidentit aktual të Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, sipas të cilit Ministri i Jashtëm është i munguari i madh: i mungon ekipit të Ministrisë në përditshmërinë e tij; i mungon përditshmërisë politike; dhe i mungon familjes së tij. Është pikërisht familja, e cila ka vuajtur më shumë e ka falur më lehtë çdo mungesë timen, duke mbështetur rrugëtimin tim. Dëshiroj t?i falenderoj për përkushtimin e tyre gjatë mungesave të mija e t?u kërkoj një falje për fundjavat e humbura në Blackberry dhe Iphone.
Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes.
Faleminderit! Ju priftë e mbara!

Lajmet e fundit nga