LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shuhen koncensionet PPP/ Ahmetaj jep njoftimin e rëndësishëm

22 Janar 2019, 15:33, Aktualitet CNA
Shuhen koncensionet PPP/ Ahmetaj jep njoftimin e rëndësishëm

Ish-Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka njoftuar se që nga korriku nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP.

?Pr.ligji i ri për Koncesionet dhe PPP, të cilin e iniciuam në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe me shumë kënaqësi do ta finalizojmë shumë shpejt në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, do të sjellë një ndryshim cilësor në menaxhimin dhe kontrollin e partneriteteve publike private, në reflektim edhe të rekomandimeve të FMN me të cilët punuam ngushtësisht për ta materializuar?, ka njoftuar Ahmetaj.

Kështu nga 1 korriku 2019:

Nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë.

Përjashtim bëjnë vetëm ofertat për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.

Gjithashtu sipas Ahmetajt, do të shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga