Connect with Us

Reforma politike në Policinë e Shtetit/ Zbardhen prapaskenat e Ramës

Aktualitet

Reforma politike në Policinë e Shtetit/ Zbardhen prapaskenat e Ramës

Publikuar

-

Kryeministri Rama, policia e shtetit

Pas 10 shkurtit ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Një detaj që bie në sy është ajo që CNA.al e ka thënë shpesh, se Policia e Shtetit po përdoret si instrument për lojëra politike.

Pas largimeve në vitin 2013, me ardhjen në krye të Ministrisë së Brendshme të Saimir Tahirit, sot pas gjashtë vitesh Edi Rama po rikthen shumë nga ish-drejtuesit e lartë të policisë së atëhershme. Mendohet se është bërë një listë me rreth 20 ish-oficerë të lartë të shtetit, dy prej të cilëve janë rikthyer, ndërsa të tjerë pritet të rikthehen në detyrë. Gjithçka pritet të ndodhë pas analizave.

Nga ana tjetër një pjesë e madhe e punonjësve të Policisë së Shtetit u godit me vajtjen e Fatmir Xhafajt, në vitin 2017 në krye të Ministrisë së Brendshme.

Ajo që mund të thuhet tashmë është fakti se Policia e Shtetit po përdoret sërish si një instrument për propagandë apo lojëra politike.

Edi Rama për t’i hequr opozitës argumentet e sulmit ndaj Policisë së Shtetit, ka përgatitur listën, duke kërkuar rikthimin e disa ish-oficerëve të lartë, përfshirë rastin e Muhamet Rrumbullakut, Tonin Vocajt, apo edhe shumë emra të tjerë si Ilia Nasi, Edmond Rizaj dhe personazhe të tjera oficerë karriere në kupolën e Policisë, më shumë sesa një lëvizje e Ramës për forcimin e luftës kundër krimit, është një lojë politike.

LEXO EDHE:  Tragjedia nga tërmeti/ Vasili: Mos hetimi i Kryeministrit për 21 shtatorin, rivrasje e 51 viktimave

Do të përshëndetej në çdo rast një lëvizje për rikthimin e oficerëve të karrierës dhe ndoshta është momenti për të thënë stop abuzimit dhe përdorimit të Policisë së Shtetit për lojëra politike, por në rastin konkret, Edi Rama nuk po bën gjë tjetër veçse po rikthen ish-oficerët e lartë në prag të zgjedhjeve, për t’i thënë opozitës se “Policinë e ke ti”. Ish-oficerët e policisë apo drejtuesit e lartë në kohën e qeverisë së Berishës, janë në Policinë e Shtetit.

Që opozita të humbasë një kauzë të saj sulmi dhe akuzat ndaj Policisë së Shtetit, Rama po rikthen një pjesë të atyre që kanë mbajtur poste drejtuese gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Gjithësesi është për t’u përshëndetur  dhe është shpresëdhënës fakti se shumë ish-drejtues të lartë mund të rikthehen, por kjo që bën Edi Rama më shumë sesa një e vërtetë për efikasitetin e luftës ndaj krimit është një lojë e radhës politike, si instrument kundër opozitës, për t’i hequr asaj nga argumentet apo sulmet politike uniformat blu./ CNA.al

“Furtunë” në polici/ Zbulohen lëvizjet e reja të Lleshajt

Ekskluzive–Emërimi suprizë/ Muhamet Rrumbullaku në krye të SHÇBA-së

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit/ Emërimet e reja

“Furtunë” në Policinë e Shtetit/ “Priten kokat” e drejtuesve

CNA.al e paralajmëroi/ Muhamet Rrumbullaku emërohet në krye të SHÇBA-së

Rama me qeveri teknikësh dhe ish-oficerët e Berishës/ Opozita drejt protestës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Tragjedia nga tërmeti/ Vasili: Mos hetimi i Kryeministrit për 21 shtatorin, rivrasje e 51 viktimave

LEXO EDHE:  Beteja për Teatrin/ Neritan Liçaj: “Po bëhen lëvizje nën rrogoz”

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Kandidatët që nuk i ka dot Luli

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

LEXO EDHE:  Demokratët “rikthejnë” Sokol Olldashin/ Çfarë bëri korçarja në fletën e votimit

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Tragjedia nga tërmeti/ Vasili: Mos hetimi i Kryeministrit për 21 shtatorin, rivrasje e 51 viktimave

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Beteja për Teatrin/ Neritan Liçaj: “Po bëhen lëvizje nën rrogoz”

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE