LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Peripecitë me emrin, aktori i njohur zbuloi si quhej kur ishte 19 vjeç

22 Janar 2019, 13:25, Lifestyle CNA
Peripecitë me emrin, aktori i njohur zbuloi si quhej kur ishte 19

Ai është një nga personazhet më të dashur të emisionit të humorit ?Portokalli?. Bëhet fjalë për Ledio Lakon, të njohur për rolet e Ramadanit dhe Kapo Kapllanit.

Në prapaskenat e Portokallisë, ai ka treguar, se emrin e tij të vërtetë e ka mësuar shumë vonë.

Fillimisht prindërit dëshironin t?ja vinin emrin Ediel, për shkak të ditës kur kishte lindur, por gjyshja e kishte refuzuar një gjë të tillë.

Ledio tha:

Po, kur linda unë, ishte e diel dhe ma vuri babai emrin Ediel, por me theks francez, jo kështu siç e thua ti. Erdhi gjyshja dhe tha “në asnjë mënyrë këtë emër”. Dhe nga Ediel, e kthyen Ledio, Ledian.
Më tej ai ka shtuar se në dëftesën e shkollës gjithmonë e ka pasur emrin Ledio, por kur shkon të marrë një çertifikate, mëson se quhet Ledian.

Aktori shton më tej:

Në moshën 19-vjeçare e kam marrë vesh që unë e kisha emrin Ledian, se gjithmonë në dëftesë e kam pasur Ledio. Kur shkoj në gjendje civile, më duhej një certifikatë, dhe u preva. I thashë “ç?është ky emër Ledian?” Kështu e ke, më tha. Me zor e kam ndërruar, e kam bërë Ledio Lako pastaj.

Lajmet e fundit nga