LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Para se të ikë dimri, ky është kostumi “ikonë” që po veshin fashionistat shqiptare

22 Janar 2019, 09:40, Lifestyle CNA
Para se të ikë dimri, ky është kostumi

Nëse ka një vend ku mund të drejtohemi për të parë trendet më të fundit të modës, ai është Instagrami.

Fashionistat na tregojnë përmes fotove, trendet më të fundit të veshjeve apo aksesorëve duke u bërë influencueset më të mëdha në zgjedhjet tona.

Dhe pikërisht në Instagram, pamë se fashionistat shqiptare janë fiksuar së fundi me një model dimëror kostumi me xhaketë dhe fund.

Ky model kostumi i ngjason kostumit tradicional të Chanel, i quajtur ?Tweed?, që u bë shumë i famshëm dhe ikonë e shtëpisë së modës në Paris.

Në fillim ia pamë Liberta Spahiut kostumin shumëngjyrësh të punuar dhe me thekë, të cilin e kishte kombinuar më një aksesor modern, një kapelë kuqezi që i jepte kostumit një stil klasik.

Me pas të njëjtin kostum e veshi Ariana Fejzullahu, e cila solli versionin modern të tij me golf të zi, çizme të gjata lëkure që e bënin të dukej shumë seksi.

Dhe mbrëmë, Xhensila veshi të njëjtin model kostumi, duke na sjellë një version më sportiv me atletet Balenciaga dhe T Shirt-in e bardhë poshtë xhaketës.

Lajmet e fundit nga