LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkohej për grabitje në Tepelenë/ Arrestohet në Tiranë

22 Janar 2019, 15:40, Aktualitet CNA
Kërkohej për grabitje në Tepelenë/ Arrestohet në

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë,  kanë zhvilluar një operacion me qëllim kapjen e një personi të dyshuar si bashkëpunëtor në një vjedhje me armë në vitin 2015 në Tepelenë.

Si rezultat i këtij operacioni, kapet në Yrshek Tiranë, 30 vjeçari E.M, për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kishte urdhëruar ndalimin e tij pasi ka dyshime të arsyeshme se ky shtetas ka marrë pjesë në vjedhjen me armë të banesës së shtetasit N. C. në qytetin e Tepelenës më datë 31.03.2015.

Ndalimi i tij u bë për veprat penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”/CNA.al

Lajmet e fundit nga