Connect with Us

Dorëheqja nga asgjëja/ Ervini i Lulzimit, si humbës i paepur

Aktualitet

Dorëheqja nga asgjëja/ Ervini i Lulzimit, si humbës i paepur

Publikuar

-

Manipulohet procesi zgjedhor në Maliq/ Ervin Salianji hedh 150 vota pro Bashës në kuti

Deputeti i Lulzim Bashës, Ervin Salianji, dje njoftoi dorëheqjen nga një post ku ishte emëruar, i cili në fakt nuk vlen asgjë për karrierën e një politikani.

Por ka disa syresh që janë gati të marrin çdo emërim, mjafton ta shkruajnë në CV-në e tyre.

Dorëheqja u shoqërua me propagandë a thua se ishte përmbysur bota dhe kishte lënë detyrën Rama, Meta apo vetë Lulzimi.

Një dorëheqje që u duk si akt qytetarie, por në fakt ishte një levizje për të goditur Bashën dhe për t’i treguar dhëmbët, ashtu siç bëri edhe kolegia e tij Grida Duma disa ditë më parë. Pas mërzisë që i ka pushtuar se ngelën pa poste në PD tani kanë filluar të “kafshojnë” Lulin, megjithëse janë thjeshtë produkte të Lulzimit në PD.

Salianji që shpesh shpall fitoret e tij dhe flet për moral politik në fakt është një humbës, ku morali politik nuk ka asnjë vend.

Përtej një protagonizmi të “çmendur” në politikë nuk gjen asgjë tjetër vecse humbe. Ai ishtë kandidat për kryetar i FRPD-së, çfarë makinacionesh nuk përdori dhe humbi me gati 500 vota përballë Belind Këlliçit, kreut të FRPD-së, që çdo ditë sulmohet nga një grup hijenash që vërsul Ervini çdo ditë. Dhe megjithë humbjen, u emërua sekretar dhe nuk u zgodh kurrë i tillë.

Më pas u emërua deputet, i dyti në qarkun e Korçës, humbi dhe në komunën e tij Lozhan, ku babai i tij kishte drejtuar për tre mandate.

Lulzim Basha i jep edhe një tjetër emërim, e bën sekretar të Grupit parlamentar, ku betejën e parë se ka me PS, por me Sali Berishën për votimin e Gramoz Ruçit në parlament, një ngjarje e shëmtuar që ende nuk ka marrë përgjigje.

LEXO EDHE:  Foto-Me tigra dhe topa kundër kinezëve/ Zbulohet strategjia që do i sigurojë fitoren Republikës së re

Së fundi, Ervini kandidoi për kryesinë e PD-së ku HUMBI sërish, dhe dje në media fliste për burrëri e fjalën e pambajtur dhe shpesh hidhte thumba ndaj Lulzim Bashës, duke dashur të na thotë që problemi i vërtetë i tij është kryetari i PD-së dhe përplasja me Sali Berishën.

Salianji është nga ata individë që u përdor nga familja e Lulit për të sulmuar kritikët e kryetarit, për të larguar këdo që mund t’i bënte hije, ka përdorur individë të ndryshëm në rrjetet sociale e media për interest e tij meskine, mbështetës i Bashës edhe kur idiotsitë bënin MU në sytë e çdo shqiptari. Familja e shikonte si djalë punëtor dhe aksionist i palodhur, deri sa e shtrydhi dhe e hodhi mënjanë.

Salianji është bashkuar në qëndrimet e tij me linjën tonë editoriale dhe këto kohët e fundit ka qenë kritik me Bashën në ambientet konfidenciale më shumë se Mero Baze në editorialet e tij.  Tani Ervinit si ka ngelur gjë tjetër vetëm të dalë publikisht ose të bëjë një akt të vërtetë dhe t’i gozhdojë të gjithë.

Ato që deklaron publikisht, t’i bëjë akte të vërteta politike. Në rast se Salianji vërtetë do të kthehet në bazë tek PD-ja dhe të garojë vërtetë, le të lërë mandatin e deputetit dhe jo një post qesharak. Lë të garojë për kryebashkiak në Maliq, bashkinë ku ka vendlindjen dhe është deputet, aty mund të tregojë sa vlen dhe të mbyllë çdo gojë kritiku.

Ai do ishte akt dhe jo këto dorëheqjet nga asgjëja./ CNA.al

Salianji, lideri që i duhet PD–së

Salianji i bën karshillëk Bashës

Salianji leksion Bashës/ Jep dorëheqjen

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti i OSBE- ODIHR/ Celibashi: Shtysë për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE- ODIHR/ Celibashi: Shtysë për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka konsideruar pozitive konkluzionet e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Me një reagim në rrjetet sociale Celibashi shkruan se KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Vlerësimet shumë pozitive në lidhje me administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar të OSBE / ODIHR janë nxitje për përmirësim të mëtejshëm. KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Shqyrtimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ -së mbi ndryshimet e mundshme ligjore është i dobishëm për procesin e reformave të rekomanduar nga OSBE/ODIHR./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Video/ Situatë alarmante nga zjarret në Greqi, banorët refuzojnë të evakuohen

Publikuar

-

Nga

Video/ Situatë alarmante nga zjarret në Greqi, shkrumbohen rajone të tëra, banorët refuzojnë të evakuohen

Situata me zjarret në Greqi, duket të jetë tejet e rënduar, ndikuar dhe nga erërat e forta që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Glafkos, Patra, Koukouli, Achaia, Kretë, Athinë, Halkidiki janë disa nga rajonet më të prekura.

Zona e Souli është evakuuar, ndërsa flakët kanë arribanorettur në shtëpitë e para.

Perimetri në lartësinë e Glafkos u mbyll, ndërsa kataliza e romëve në Riganokampos po evakuohet.

Në Souli, sipas “patrastimes.gr”, banorët refuzojnë të lënë shtëpitë e tyre pavarësisht thirrjeve të policies.

LEXO EDHE:  Foto-Me tigra dhe topa kundër kinezëve/ Zbulohet strategjia që do i sigurojë fitoren Republikës së re

LEXO EDHE:  Foto-denoncim/ Policia dhunon 16-vjeçarin në mes të rrugës

Një urdhër për evakuimin preventiv të komunitetit të Drosia në Achaia u dha nga Brigada e Zjarrfikësve pak para orës 13:00 të mesditës, në mënyrë që banorët të mos rrezikohen.

Në të njëjtën kohë, forcat zjarrfikëse tokësore dhe ajrore që veprojnë në zonë janë forcuar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet, problemet që mbetën pa zgjidhje dhe ato që u shtuan nga 2017-ta

Publikuar

-

Nga

Rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet, problemet që mbetën pa zgjidhje dhe ato që u shtuan nga 2017-ta

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit përplasi politikën shqiptare. PD pretendoi se ODIHR konfirmoi masakrën zgjedhore, ndërsa për PS ky raport ishte më i miri ndonjëherë.

Në dokumentin e ODIHR flitet për disa probleme që kanë qenë në 2017-ën, dhe disa të tjera që shtohen për 2021-shin dhe theksohen si rekomandime prioritare për t’u përmirësuar në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Rekomandimi për ndërhyrje në ligjin zgjedhor përsëritet në rekomandimet e vitit 2021, me nevojën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ajo që theksohet në pikën e parë të rekomandimeve për 2021-shin është konsensusi që duhet për të qartësuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Një tjetër problem në këto zgjedhje, evidentuar edhe në 2017-ën, lidhet me fshehtësinë e votës dhe presioni për votuesit.

Po ashtu, edhe shitblerja e votës mbetet një problem për të cilin ODIHR kërkon zgjidhje, njëjtë siç kishte kërkuar pas zgjedhjeve të 2017-ës. Në raport theksohet se duhen hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet gjithashtu të raportojnë dhe të japin prova të çdo rasti blerje votash ose presioni.

Mbrojtja e të dhënave personale, kryesisht e shkaktuar nga publikimi i sistemit të patronazhistëve pak ditë para zgjedhjeve, është një tjetër shqetësim që ka ODIHR.

LEXO EDHE:  Patozi e thotë publikisht/Ja pse nuk jep dorëheqjen Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Pas lëvizjeve të fundit/ Zbulohet qeveria hije e Lulzim Bashës

Në raport kërkohen ndryshime ligjore që do i jepnin pavarësi mediave e do i mbante larg presioneve financiare gjatë fushatave. Rrjedhimisht, lajmet nuk do kontrolloheshin e as prodhoheshin nga partitë.

Ndërkohë, çështje si depolitizimi i administratës zgjedhore, e drejta e votës për personat me aftësi të kufizuara apo transparenca për materialet zgjedhore, ndryshe nga raporti i 2017-ës, në dokumentin e 2021-shit, nuk përmenden më si këshilla parësore.

Megjithëse zgjedhjet ndryshojnë, teknologjia e përdorur po ashtu, edhe paratë e shpenzuara rriten, problematikat mbeten të njëjta. Në çdo palë zgjedhje shtrohet diskutimi për një reformë të re dhe gjërat ndryshojnë vetëm pak muaj para se shqiptarët të shkojnë në kutitë e votimit, pa i lënë kohë as institucioneve.

Reformat zgjedhore pak muaj para zgjedhjeve kanë treguar se nuk kanë qenë plotësisht të efektshme, dhe në shtator, një nga detyrat më emergjente të Parlamentit të ri do të jetë përfundimi sa më shpejtë i paketës ligjore për zgjedhjet. Parlamenti i ri do na gjejë sërish me nevojën për një reformë zgjedhore dhe dialog mes palëve./euronews

LEXO TE PLOTE