Connect with Us

Berisha sulmon Ramën me “Pinokun” [Foto]

Aktualitet

Berisha sulmon Ramën me “Pinokun” [Foto]

Publikuar

-

kryeministri edi rama dhe ish-kryeministri sali berisha ne kuvend

Menjëherë pas betimit të Edi Ramës në postin e ministrit të Punëve të Jashtëme ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha ka publikuar një foto në rrjetet sociale të kryeministrit Rama në momentitn që po kryente betimin.

Në foto shfaqet Rama me hundën e “pinokut” e cila simbolizon mashtruesin profesionist./CNA.al

Aktualitet

Alzheimer/ Burrat apo gratë, cilët janë më të ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje

Publikuar

-

Prej kohësh sëmundja e Alzheimerit ka prekur shumicën e popullsisë botërore pa gjetur shkakun kryesor. Por së fundmi një studim ka zbuluar se gratë janë më të rrezikuara të vuajnë nga kjo semundje.

Sipas ekspertëve amerikanë cdo gjë ka të bëjë me trurin, lidhja që ekziston në disa pjesë të trurit, aty ku formohet proteina  përgjegjëse për pllakat të cilat grumbullohen së bashku me sëmundjen dhe në disa gjene.

Ato kanë analizuar me qindra rezonanca magnetike që i përkisnin burrave dhe grave. Ata hulumtuan shpërndarjen e proteinës tau e cila së bashku me proteinën amiloide mund të formojnë përbërje toksike të cilat vrasin qelizat cerebrale duke shkaktuar probleme me kujtesën.

Gratë kanë një lidhje më të mirë mes zonave të trurit ku formohet kjo protein, cka i bën gratë më të rriskuara nga shpërndarja e shpejtë e proteinës tau cka con në një degjenerim kognjitiv.

Një tjetër studim nxori në pah prezencën e disa gjeneve specifike tek gratë dhe burrat të cilat mund të jenë të lidhura me sëmundjen e Alzheimer.

Të dyja zbulimet mund të ndihmojnë mjekët për të ditur risqet me të cilat do të përballen por edhe sesi të gjejnë mjekimet e duhura për të ndihmuar pacientët.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nën efektin e dopingut”/ Meta i përgjigjet akuzave të Ramës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur me tone ironike deklaratave të kryeministrit Rama i cili e konsideroi këtë të fundit si tespijë në duart e Berishës.

I ftuar në emisionin “Tempora” Meta tha se këto janë deklarata të bëra nën efektin e substancave të caktuara.

“Mua më vjen për të qeshur kur dëgjoj deklarata të tilla, natyrisht që janë në efekte të caktuara.

Unë jam një politikan që nuk përdor doping. Edhe sportin e lash shpejt se të bëhesha kampion do më duhej të përdorja pak doping.

Mua më vjen keq që ai nuk u ngrit në nivelin e Ramiz Alisë, që duhet të ishte ngritur për t’i krijuar mundësi opozitës për zgjedhjet lokale, por kurrsesi as në nivelin e doktorit. Ky në vitin 2006- 2007 u tregua fleksibël. Ai tha nëse ky kërkon vërtetë një certifikatë hajde, por ky nuk do të hyjë në zgjedhje. Pastaj sa i takon drejtësisë nëse ka një njeri që dueht të jetë i shqetësuar është mendoj kryeministri aktual.

Të jeni i sigurt që dëmi publik që i ka bërë kjo qeveri me një koncesion nuk ja ka bërë gjithë qeveritë për gati 25 vjet. Mos të llogarisim qindra koncesione të pakontrolluara është një faturë dhe pasojë shumë e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë për vitet që vijnë.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Keni frikë nga drejtësia që po vjen?”/ Ja si përgjigjet presidenti Ilir Meta

Publikuar

-

Nga

Një tjetër pyetje e sigletëshme që moderatorja e emisionit “Tempora” i ka adresuar presidentit të Republikës, Ilir Meta, i qenë pjesë e këtij emisioni mbrëmjen e sotme, është edhe nëse ai ka frikë nga drejtësia që po inicion kryeministri Edi Rama, apo “Ramaforma” siç e quajti ai.

“Populli shqiptar ka kohë që dëgjon histori me drejtësi. Para 3 vitesh kjo Kushtetutë është votuar me 140 vota dhe në këtë Kushtetutë është shumë e qartë se cila është reforma. Kjo është Kushtetuta origjinale, sepse është firmosur nga unë, menjëherë pas votimit si kryetar i Kuvendit në atë kohë. Frikë nga kjo reformë ka ai që e ktheu në Ramaformë. Do flasim për historinë me peshq dhe peshkaqenë. Peshkaqenët nga atëherë janë kthyer në kroçera. Kroçerat rrezikohen të kthehen në titanik pas ca kohësh.  Kështu dëgjuam një histori që sa të ikë Adriatik Llalla do bëhen gjërat serioze. Iku ai, u bë dy vjet. U zgjodh Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëmm nga Rama dhe dy ambasadorët u përqafuan për Kushtetutën që kam unë. Kjo është Kushtetuta që ka bërë komisioni i Venecias”, ka deklaruar presidenti Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE