LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aurela Gaçe bën një super tatuazh për të bijat dhe e ndihmoi vetë Grace

22 Janar 2019, 13:53, Lifestyle CNA
Aurela Gaçe bën një super tatuazh për të bijat dhe e

Aurela Gaçe ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të mbajtur të gdhendur në zemër dashurinë për dy vajzat e saj, Grace dhe Abigail.

Ajo ka realizuar një tatuazh në krah dhe madje ka qenë vetë vajza e madhe Grace, ajo që e ka ndihmuar.

Këngëtarja vlonjate tregoi dje përmes Instagramit, se kishte zgjedhur të shkruante dy emrat e vajzave në krahun e majtë. Por shkrimin nuk do ta bënte tatuatori, por vetë vajza e saj, e cila me shkrim dore shkroi emrin e vet dhe të të motrës.

?Shkrimi i Grace, tani në lëkurën e mamit?, shkruan Aurela teksa publikon videon kur Grace i shkruan emrat në krah.

Ky nuk është tatuazhi i parë i Aurelës, por jemi të sigurt që është më i veçanti.

Lajmet e fundit nga