Aktualitet
Superaksion/ Goditet grupi i trafikut të drogës

Policia spanjolle ka goditur një nga laboratorët më të mëdhenj të drogës në Europë dhe ka sekuestruar 3 ton lëndë narkotike.
Droga e sekuestruar është gjetur në Valencia të El Puig, ku mësohet se laboratori ruhej 24 orë nga një grup me shteta maroken.
Mediet spanjolle raportojnë se nga ky operacion janë arrestuar 11 persona në 6 provinca të ndryshme përfshirë Madridin, Malagën, Toledon, Valencian, Valladolidin dhe Pontevedrën.
Personat që kanë rënë në pranga ishin nga kombësi të ndryshme spanjollë, shqiptarë dhe kolumbianë.
Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një bande të sofistikuar kriminale.
Këto media raportojnë se grupi kriminal përdori kontenierë të transportit për të fshehur mallin e tyre.
Nga ky operacion janë sekuestruar rreth 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve, të cilat i kishin fshehur në 10 prona të ndryshme.
Më tej, në raportim theksohet se policia ka sekuestruar edhe katër makina, një furgon, një motor, një revolver 6mm me një kuti me 47 fishekë, pajisje kompjuterike, telefona dhe para kesh.
Ky grup kriminal kishte një strukturë të madhe biznesi që ishte përgjegjëse për importimin e kontejnerëve detarë të kontaminuar me kernel palmë, produkt ky me të cilin ata maskuan drogën me qëllim që të kapërcejnë lehtë doganat./CNA.al


Sipas një studimi ata të cilët janë më të predispozuar për të tradhëtuar janë personat të cilët kanë kaluar numër më të lartë partnerësh gjatë jetës së tyre.
Edhe pse çdo lidhje është e veçantë, studiuesit e Universitetit të Queensland, analizuan personat që kishin tradhëtuar dhe gjetën disa faktorë që ndikonin në predispozitat e tyre për të tradhtuar.
Sipas studimit të publikuar në British Journal of Psychology, personat që janë impulsivë mund të tradhëtojnë vetëm sepse nuk kanë aftësi për të analizuar situatën dhe veprojnë menjëherë duke i vënë veshin impulseve./CNA.al

Kripa e gjellës, ajo që përdorim më tepër përmban sodium. Kjo substancë në sasi tepër të shtuar mund të shkaktojë probleme kardiovaskulare duke përfshirë dhe hipertensionin.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se një person nuk duhet të konsumojë më shumë se 2 gram në ditë.
Një tjetër organizatë e specializuar për sëmundjet e zemrës rekomandon jo më tepër se 2.5 gram sodium në ditë, gjithsesi e njëjta organizatë thotë se 1.5 gram është sasia e duhur për një të rritur.
Gjithsesi rreth 21 institute shkencore nga vende të ndryshme kanë dalë në përfundimin se limitet e konsumimit të kripës janë të ulta, por kjo masë sipas tyre duket e panevojshme.
Studiuesi Andreë Mente dhe kolegët e tij, udhëhoqën një studim me 94,000 persona, nga mosha 35-70 vjeç, duke u munduar të saktësonin sa kripër duhet që të dëmtohet shëndeti. Në përfundim të studimit, konsumimi ditor optimal i kripës ishte 2 gram ose një lugë kafeje./CNA.al

Sipas studimeve edhe dinamikat e lidhjes mes prindërve luajnë një rol kyç në mirëqenien mendore të fëmijëve si dhe në raportet që do të krijojnë këta të fundit në shoqëri më vonë.
Duhet thënë se debatet e vogla nuk llogariten si ndikuese, pasi janë normale. Ajo që i ndikon vërtet fëmijët janë sjelljet, që lidhen me ngritjen e zërit si dhe demostrimi i vazhdueshëm i inatit para tyre.
Sipas studimeve, fëmijët, të cilët përballen me konflikte të vazhdueshme në ambientin familjar, duke filluar që nga mosha 6 muajshe, kanë rrahje zemre më të shpeshta si dhe nivel më të lartë të stresit.Konfliketet familjare tek fëmijët shfaqin pasoja si ndërprerje të zhvillimit të trurit, pagjumësi, ankth, depresion si dhe shumë probleme të tjera të cilat lidhen me shëndetin mendor dhe emocional./CNA.al
-
Life Style13 hours ago
Motori më i fuqishëm i Ferrari-t, me hijeshinë e viteve ’50
-
Kuriozitete14 hours ago
10 vendet më sekrete në botë, ku askush nga ne nuk mund të afrohet
-
Fashion14 hours ago
Nga mëngjesi në darkë: 5 veshjet që na tregojnë super për 24 orë
-
Kuriozitete14 hours ago
Ka 4 lloje pijanecësh: Te cili prej tyre e gjeni veten?
-
Kuriozitete15 hours ago
“Në këtë datë toka do të çahet nga një tërmet i fuqishëm”
-
Life Style16 hours ago
Shkencëtarët: ADN-ja e peshkaqenit mund të ndihmojë në shërimin e kancerit
-
Kuriozitete18 hours ago
Më thuaj si fle, të të them çfarë tregon kjo për personalitetin tuaj!
-
Life Style20 hours ago
Bixhoz me dashurinë/ Anika i jep një shans të fundit Shivait, ja ç’do ndodhë sot