LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i “DH Albania”/ Kreu i OST-së merr vendimin drastik

21 Janar 2019, 13:17, Aktualitet CNA
Skandali i “DH Albania”/ Kreu i OST-së merr vendimin drastik

Pak kohë pasi Operatori i Sistemit të Transmetimit u përfshi në skandalin e Unazës së Re, ku kompania ?DH Albania?, një kompani fantazmë, mori tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjitike, mësohet se kreu i OST-së, Klodian Gradeci ka dhënë sot dorëheqjen.

Në letrën e tij të dorëheqjes drejtuar Pajtim Bellos, Gradeci thotë se ky vendim vjen për arsye personale.

LETRA
Drejtuar: Z.Pajtim Bello, Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHT SHA
I nderuar Z.Kryetar,

Unë i nënshkruari Klodian Gradeci, që nga data 21.09.2017 mbaj detyrën e Administratorit të OST sh.a.

Nëpërmjet kësaj kërkese, po ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga ky funksion që unë mbaj pranë shoqërisë ?OST? sha, për arsye personale, duke filluar nga dt.21.01.2019.

Gjatë kësaj periudhe që kam punuar pranë shoqërisë, kam pasur mundësinë që të kontribuoja sado pak në ngritjen e saj, duke punuar me një staf të përkushtuar dhe bashkëpunues, ku së bashku kemi arritur rezultate mjaft të mira për shoqërinë.

Duke ju falënderuar paraprakisht Juve dhe stafin e OST sha.

Lajmet e fundit nga