LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Silva Gunbardhi zbulon të vërtetën: Ja si i arriti “Të ka lali shpirt” 444 milionë klikime

21 Janar 2019, 12:53, Aktualitet CNA
Silva Gunbardhi zbulon të vërtetën: Ja si i arriti “Të

Kënga “Të ka lali shpirt” e Silva Gunbardhit dhe Dafit numëron sot 444 milionë klikime në Youtube.

Kur u publikua në fillim, u tha se këngëtarja i kishte blerë, por më vonë u vu re se klikimet vazhdonin të shtoheshin.E ftuar në “Why Not”, Silva tregoi se çfarë qëndronte prapa suksesit më të madh të karrierës së saj.

Gjatë intervistës, këngëtarja u shpreh se në fillim të gjithë gazetarët e akuzuan se i kishte blerë klikimet, por më vonë, sipas saj, e kuptuan se ishin gabuar.

Ndër të tjera, Gunbardhi u shpreh:

Kur bëri 8 milionë në pak ditë, mu turrën gjithë gazetarët, Silva Gunbardhi ka blerë klikime. Se ku t?i gjeja unë gjithë ato lekë të blija klikime nuk e di, por e dinë ata. E panë pastaj me kalimin e kohës që gabuan se shumë herë kanë gabuar duke shpifur për mua. Nuk ka problem, unë kam fituar imunitet. Nuk kam blerë asnjë klikim. Jo vetëm tek “Të ka lali shpirt”, por tek asnjë këngë se nuk ia vlen. Janë këngë me shumë klikime që nuk kanë arritur të dëgjohen dhe nuk kanë audiencë. Kur një këngë nuk ka audiencë, ç?i do klikimet.”

Lajmet e fundit nga