LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërdoroi detyrën/ Paditet në prokurori prefekti i Beratit

21 Janar 2019, 14:22, Aktualitet CNA
Shpërdoroi detyrën/ Paditet në prokurori prefekti i Beratit

Prefekti i qarkut të Beratit, Harrilla Dafa është paditur në prokurori, nga Bashkia e Skraparit, nën akuzën ?shpërdorim detyre?.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kryetari i bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu, i cili akuzon prefektin se ka shkelur proçedurat ligjore për zhvillimin e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.

Spahiu, thekson se shkak i kësaj padie ka qënë veprimi antiligjor i Prefektit të Beratit, Harrilla Dafa, i cili në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, ka organizuar mbledhjen e këshillit bashkiak Skrapar, pa prezencën jo vetëm të Kryetarit të bashkisë së Skraparit, por edhe pa prezencën e përfaqësuesve të kësaj bashkie.

Kryebashkiaku i Skraparit, Nesim Spahiu, ka bërë të ditur se, mbledhja e Këshillit Bashkiak, e zhvilluar në 4 Janar 2019, për buxhetin e bashkisë Skrapar, është thirur nga Prefekti i Beratit Harrilla Dafa, vetëm me prezencën e këshilltarëve të Partisë Socialiste.

Edhe organi i prokurorisë Berat ka konfirmuar mbërritjen e padisë penale pranë këtij institucioni.

Ndërkohë, nga ana tjetër prefekti Harrilla Dafa, pretendon se qënë vetë kryebashkiaku i Skraparit ai që i ka kërkuar të thërrasë mbledhjen e dytë të këshillit bashkiak për miratimin e buxhetit.

Lajmet e fundit nga