LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Roni i Shijakut" / Gjyq në QSUT

21 Janar 2019, 13:51, Aktualitet CNA
"Roni i Shijakut" / Gjyq në QSUT

Gjykata e Krimeve të Rënda është duke zhvilluar procesin gjyqësor për Hekuran Hoxhën, të njohur si ?Roni i Shijakut?, në një dhomë spitali në QSUT.

Zhvillimi i seancës gjyqësore në spital është marrë, pasi i akuzuari si ?truri? i bandës së Shijakut, 48-vjeçari Hoxha është dërguar atje, sepse vuan nga një problem me zemrën.

Në dhomën e spitalit ndodhen prokurorët e avokatët e çështjes si edhe avokati i Hekuran Hoxhës raporton report tv.

?Roni i Shijakut? akuzohet si njeriu që porositi heroinën në laboratorin e Hasit, të cilën më pas do ta transportonte në vendet e BE-së, kryesisht në Belgjikë./CNA.al

Lajmet e fundit nga