Rama “shpërblen” ministrat e larguar/ Pozicionet që zënë në Kuvend – CNA
Connect with us

Aktualitet

Rama “shpërblen” ministrat e larguar/ Pozicionet që zënë në Kuvend

Publikuar

-

Kryeministri Rama gjate nje seance plenare ne Kuvendin e Shqiperise

Pasditen e sotme, në orën 17:00, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë plenare, ku ndër të tjera në rendin e ditën është parashikuar edhe votimi i kryeministrit Rama në krye të Ministrisë së Jashtme.

Ndërkohë, pas emërimit të ministrave të rinj, mazhorancës i duhet të plotësojë dhe vakancat në Kuvend.

Mësohet se ministrat e larguar nga kabineti qeveritar, Rama do t’i “shpërblejë”, duke i vënë në vendet e mbetura vakante.

Në vend të zv.kryeministrit Erion Braçe, në krye të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave do të qëndrojë ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ndërsa ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi pritet të marrë drejtimin e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, në vend të Eduard Shalsit.

LEXO EDHE:  Çfarë pritet të ndodhë pas shtatorit? / Dashamir Shehi këshilla Bashës

Ministri i ri i Bujqësisë, Bledi Çuçi lë bosh dy detyra parlamentare, atë të bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore, ku do të zëvendësohet nga Blerina Gjylameti.

Për postin e e zv.kryetarit të Komisionit të Integrimit, dy kandidaturat më të mundshme, pohojnë burimet pranë PS-së, janë ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ose deputeti Ervin Bushati.

Vendin e Elisa Spiropalit si nënkryetare e komisionit të Shëndetësisë, pritet ta zërë deputetja socialiste e Durrësit, Klodiana Spahiu.

Ndërsa në lidhje me ministrat e tjerë, si Lindita Nikolla, Damian Gjiknuri, Mirela Kumbaro apo Sonila Qato, ende nuk dihet se çfarë detyrash do t’ju japë Rama./CNA.al

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

LEXO EDHE:  Çfarë turpi/ Rilindasi Edi Rama kundër socialistit Arben Malaj!?

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

LEXO EDHE:  “Ka vjedhur në shtëpinë e tij”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën: Ik Luli, që të ikë Rama    

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

LEXO EDHE:  Çfarë pritet të ndodhë pas shtatorit? / Dashamir Shehi këshilla Bashës

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending