LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ra në kurthin e përgjimeve/ Krimet e Rënda lënë në burg “Ronin e Shijakut”

21 Janar 2019, 14:33, Aktualitet CNA
Ra në kurthin e përgjimeve/ Krimet e Rënda lënë në

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë ?Arrest me burg? për Hekuran Hoxhën, i njohur si ?Roni i Shijakut?

Zhvillimi i seancës gjyqësore është zhvilluar në spital, pasi i akuzuari si ?truri? i bandës së Shijakut, 48-vjeçari Hoxha është dërguar atje pasi vuan nga një problem me zemrën.

?Roni i Shijakut? akuzohet për ?Trafik droge? dhe ?Pastrim parash?, ai akusohet gjithashtu edhe si njeriu që porositi heroinën në laboratorin e Hasit, të cilën më pas do ta transportonte në vendet e BE-së kryesisht në Belgjikë.

Hoxha u arrestua pasi ra pre e përgjimeve, të cilat vërtetuan se 48-vjeçari kishte lidhje të rëndësishme me trafikun e lëndëve narkotike.

Ndërkohë, avokati i tij Armand Tagaj ka thënë se Hekuran Hoxha është i pafajshëm dhe se me Admir Hoxhën ka komunikuar, pasi  e ka mik.

?Hekuran Hoxha nuk ka lidhje me kokainën ai është i pafajshëm. Me Admir Hoxhën ka folur se e ka shok,  e ka pasur të punësuar përpara 10 viteve.?-tha Tagaj.

Më tej, theksoi se ndaj Hoxhës nuk ka asnjë provë dhe se vet ?Roni i Shijakut? mohon çdo akuzë.

?Nuk ka asnjë provë për klientin tim. Hekuran Hoxha mohon automatikisht të gjitha akuzat.?-deklaroi avokati Armand Tagaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga